Më 29 qershor, kur kisha ortodokse feston ditën e shenjtorëve Petro dhe Pavli, mjeshtrit e artizanatit shënojnë festën e vet profesionale. Prandaj sot do të hedhim një vështrim në atelienë e Ekaterina Llashovës, me të cilën do të bisedojmë jo vetëm për filxhanët jostandard prej qeramike, por dhe për momentet e vogla dhe të mëdha në jetë, për mesazhet e fshehura dhe të dukshme të cilat i sjellin dhe i mbajnë veprat e saj.
Atelieja për punimin e enëve prej qeramike është e krijuar përpara 12 vjetëve. Dhe që atëherë Ekaterina në mënyrë të palodhshme, me një fantazi tepër të zhvilluar dhe ndjenjë ndaj formës dhe së bukurës krijon filxhanët e vet të shkëlqyer, pjata, çajnik, enë për mbajtjen e sheqerit. Filxhanët e çuditshëm mund të kënaqin edhe klientin më pretendues. Sepse janë tepër të larmishme - të vegjël, të mëdhenj, me bishta të pazakonshme, pa bishta, të rrumbullakëta, në formë kuadrati, të shtypura, në formë nga më të çuditshmet dhe në të gjitha ngjyrat e ylberit.
“Në fillim, kur e bëra atelienë time, duhej të filloja nga ndonjë vend. Atëherë vet unë koleksionoja filxhanë dhe vendosa se, nuk do të jetë keq të filloj me to – tregon Ekaterina. Unë jam një njeri me një ndjenjë të madhe për humor dhe me një pikëpamje më të ndryshme ndaj botës. Dhe doja që ato të gëzojnë, të mund të sjellin një kënaqësi. Shumë herë kam shikuar fytyrat e njerëzve, kur i shikojnë filxhanët e mi për herë të parë, të paraqitet një buzëqeshje spontane.”
“Çdo gjë paraqitet në një moment të caktuar dhe me një shkak të caktuar – është e bindur Ekaterina Llashova. Çdo një filxhan sjellë pas vetes paraqitjen e një tjetri, nganjëherë lind nga ndonjë ndodhi të re ose të vjetër dhe gjithmonë ka mesazh, të cilin e sjellë.”
Pikërisht prandaj, filxhanët e veçantë kanë dhe emrat e vet personal dhe kuptohet, historinë e vet.
“Disa nga filxhanët të cilët u bënë shumë të njohura, janë në formën e zemrës me kyç dhe dryn. Kjo është historia e një dashurie të madhe në jetën time – kthehet në kujtimet e veta Ekaterina. Atëherë jetoja në Itali dhe duke shëtitur nëpër rrugë me burrin tim, duke u endur në këtë eufori dashurie, pash një dyqan, në të cilin kishte gjëra të vjetra për mobiliet – kyçe, dryna, gjëra të ndryshme. Dhe duke u futur brenda gjeta një dryn dhe një kyç, të cilët kaq më pëlqyen, saqë vendosa ta festoj këtë dashuri në të cilën jetoja, me këto dy simbole. Dhe në fakt deri më sot, ato mbetën si simbol i dashurisë, dhe shumë njerëz në këtë moment i porosisin pikërisht me këtë ide.”
Burimi fillestar i disa filxhanëve të tjerë zbavitës është një kujtim nga fëmijëria e Ekaterina LLashovës. Por, historia ka një fund të papritur.
“Kur qesh e vogël, një komshi që kishim pranë na jepte për të ngrënë pasdite mua dhe vajzës së saj në disa filxhanë të kuq me pika të bardha. Kemi qenë kaq të vegjël se kur ajo i vendoste filxhanët në dritare, unë i shikoja nga poshtë-lartë dhe gjithmonë këta filxhan më dukeshin shumë të mëdhenj. Dhe këto pikë të bardha mbi të kuqen më kanë lënë një mbresë të madhe. Por, shumë shpejt, duke u kujtuar përsëri për fqinjën, zbulova, se gotat kanë qenë prej plastiku” – me buzë në gaz kujtohet Ekaterina.
“Unë studiova në Paris dhe aty më pëlqeu shumë ideja për riciklimin e formës, e cila që në fillim ka qenë e krijuar që të mund të hidhet. E tillë është për shembull, gota prej plastiku. Ajo përdoret përditë prej shumë njerëzve, kurse pas kësaj hidhet në plehra – sqaron Ekaterina. Kurse pasi pash një gotë të shtypur në qendrën kulturore “Zhorzh Pompidu”, kaq shumë më pëlqeu ideja, saqë vendosa që një ditë do të bëj filxhanin tim të shtypur. Por, unë e bëra me idenë, se në qoftë se e ndryshoj materialin e objektit dhe e punojmë, për shembull prej qeramike, ai nuk do të hidhet. Mbase duhet të mendohemi për të gjitha gjërat, të cilat ne i hedhim përditë. Në qoftë se përdoren pak më pak paketime prej platikui, torba e kështu me radhë, do të ishte mjaft më mirë për natyrën. Por nuk e di nëse njerëzit e ndiejnë këtë ide timen kundrejt filxhanit të shtypur.”
Në fakt, filxhanët e Ekaterinës përbëjnë një pikturë të madhe, në qendër të së cilës është ajo vet, gjendjet e saj të ndryshme shpirtërore dhe periudhat e ndryshme nga jeta e saj. “Më mungojnë momentet e një vetmie, në të cilat të bëj diçka të re. Tani dua të mendoj dhe të krijoj një filxhan më ergonomik si formë dhe shumë komod për përdorim. Ai asnjëherë nuk do të jetë fare i ri, gjithmonë do të kujtojë për diçka deri diku të parë ose ndonjë farë ndjenjë, por do të doja që të ketë forma të reja dhe të reja, të cilat të plotësojnë koleksionin tim të pasur prej modelesh dhe ndjenjash – tregon për planet e veta Ekaterina Llashova. Dhe përfundon me fjalët: Gjërat të cilat unë i krijoj, janë të caktuara për momentet e vogla personale, në të cilat njeriu pi kafe ose çaj. Ato janë për kënaqësi. Unë po kështu kam gotën time të dashur. Por, çdo ditë është e ndryshme.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..