Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët të cilët u bënë heronj në Facebook

БНР Новини

David, Emo, Kalina dhe Eva janë fëmijët, të cilët fituan popullaritet në Fecebook në sajë të një kauze fisnike. Për ditë të numëruara iniciativa e tyre të grumbullojnë para për një nga strehimoret e qenve në afërsi të Sofjes fitoi shumë përkrahës dhe u zbulua nga më se 150 mijë njerëz. Ata fëmijë njihen vetëm nga 3 muaj, por ideja të bëjnë bamirësi lindi papritmas:

Gjithçka filloi një mbrëmje, kur punuam tablo dhe sende të ndryshme të cilat i vendosëm të shesim. Dhe pasi të gjithë pëlqejmë qentë lindi ideja që kjo të jetë me qëllim bamirës. Edhe herë të tjera i kemi ndihmuar kafshë në fatkeqësi. Jo me para, kryesisht me ushqim për qentë endacakë” – tregon Davidi i cili është 12 vjeçar.

Снимка

Strehimorja, të cilën fëmijët vendosën ta ndihmojnë, ndodhet në fshatin Gorni Bogrov. Ajo nisi të funksionojë në vitin 2012 dhe është me kapacitet për 840 qenë endacakë. Megjithë përpjekjet e shtetit dhe të vullnetarëve, megjithë uljen e numrit të qenve endacakë, numri i tyre akoma mbetet i lartë. Nuk mjaftojnë paratë.

Një shoqe, e cila e frekuentoi strehimoren, tha, se situata aty është e mjerë – shpjegon Vanja, nëna e Davidit. – Prandaj vendosëm t’u ndihmojmë, të paktën qenve. Kemi ide që përveç ushqimit të domosdoshëm të blejmë ilaçe dhe vaksina, të sigurojmë ndihmë mjekësore për qentë që kanë nevojë.

Tregu i improvizuar i fëmijëve është në lagjen e kryeqytetit “Ljulin”. Me çmime simbolike aty mund të blihen lodra fëmijësh, libra, stoli dhe sende të tjera interesante.

Njerëzit blejnë kryesisht sendet e punuara prej neve – tablo, figura prej plasteline. Filluan të pasurojnë asortimentin tonë duke na sjellë edhe sende të tyre – lodra të ruajtura, shishe të pikturuara, stoli etj. Njerëzit na përkrahin dhe thonë fjalë të mira për ne, dëshirojnë të takohemi. Edhe erdhën njerëz që nga Londra për të takuar me ne. Ata mësuan nga Facebook-u për aktivitetin tonë bamirës.

Снимка

Doemos përkrahjen më të madhe David, Emo, Kalina dhe Eva marrin nga prindërit.

Në fillim u befasuam – shpjegon nëna e Davidit. – Mirëpo, pas kësaj u gëzuam, sepse fëmijët tanë kishin dëshirë të ndihmojnë. Kjo është një kauzë e mirë, gjë që na provokoi të ndihmojmë edhe ne me çfarë kemi mundësi. Çdo nënë dhuroi diçka, blejmë atë për të cilën fëmijët kanë nevojë për të punuar sendet e tyre. Kështu që mund të them se ata e kanë përkrahjen tonë.

Asnjeri nuk priste se do të fitojmë një popullaritet të tillë aq të madhe” – me buzëqeshje të pa fshehur shpjegon Davidi.

Nisma do të vazhdojë deri në fund të verës. Secili që ka dëshirë të japë ndihmën e vet mund të blejë diçka nga tregu i improvizuar të katër miqve. Fëmijët premtojnë, se çdo qindarkë do të jetë për strehimoren në fshatin Gorni Bogrov. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD