Festivali ndërkombëtar në qytetin Bansko në rrëzat e malit Pirin (Bullgari Jugperëndimore) sivjet do të zhvillohet nga 4 deri më 11 gusht. Sipas traditës koncertet do të zhvillohen në skenën e qendrën e qytetit dhe në skena të shumta të vogla në lokalet e vendpushimit.
Edicionin e 21-të të festivalit do ta çelë “big band”-i i qytetit Bllagoevgrad me dirigjent Boris Janev dhe soliste Vesella Morova dhe Petja Bujuklieva. Pas tyre koncerte do të japin italiania Chiara Pancaldi dhe banda bullgare “Dirty Purchase” me soliste Amalija Nenova.
Më 5 gusht adhuruesit e xhazit do të dëgjojnë për herë të parë tek ne orkestra “Nišville“ me dirigjent Vladan Karaxhov nga Serbia. Muzikantët mbërrijnë nga qyteti Nish, kurse orkestra e mban emrin e festivalit të njohur, i cili çdo vit mbledh atje muzikantë të elitës botërore të xhazit.
Të njëjtën mbrëmje në skenë do të prezantohen Ragtime Band me lider Rumen Aleksandrov dhe gjermanët mjaft të njohur për publikun e Banskos “Jazzbones”. Pjesëmarrjen gjermane sivjet do ta vazhdojnë Gerdband (më 7 gusht) dhe Alexandrina Simeon Quintet&Benny Brown.Këngëtarja Aleksandrina është një bullgare, e cila jeton dhe punon në Gjermani dhe në këtë festival është ftuar për herë të dytë (më 8 gusht).
Ndër pjesëmarrësit janë dhe ekzekutuesit atraktivë nga Jive Aces nga Britania e Madhe, të cilët do të jenë muzikantët e fundit që do të dalin në skenë në mbrëmjen e 8 gushtit.
Një nga pjesëmarrësit më interesantë është saksofonisti Dmitry Baevski. I lindur në Shën Petersburg , ai mbaron atje shkollë muzikore. Në moshën 19 vjeç vazhdon arsimin e tij në Nju Jork dhe mes emrave më të mëdhenj të muzikës xhaz. Zhvillimi i tij i mëtejshëm vazhdon nën ndikimin e tyre. Koncerti i tij në Bansko është më 9 gusht.
Të njëjtën mbrëmje në skenë do të dalin NATO Jazz Combo nga Belgjika, Kamelia Todorova dhe Stanisllav Arabaxhiev nga Bullgaria, bashkë me të njohurit Gipsy Kings by Paco Baliardo.
Më 10 gusht publiku do të takohet me këngëtaren Lisa Simone nga SHBA-ja – akoma një nga emrat e njohur në afishe, e cila është e bija e këngëtares dhe pianistes legjendare Nina Simone. Për të njëjtën mbrëmje është planifikuar dhe koncerti i formacionit për muzikë pop dhe xhaz Matt Bianco.
Programi tetë ditësh prezanton shumë artistë të njohur dhe të panjohur për publikun bullgar nga Austria, Rusia, Kina, Franca, Hungaria... Festivalin do ta mbyllin pop këngëtarja Rut Koleva dhe bendi i saj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: banskojazzfest.com
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..