Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Iliev: Njeriu i varur ka frikë nga ndjenjat dhe emocionet e veta

БНР Новини
Aleksandër Iliev

Një prej 10 bullgarëve është i prirë për t’u bërë i varur nga stimulues të ndryshëm dhe po të përdorë ndonjë lëndë të tillë çdo ditë në vazhdim të gjashtë muajve, ai do të bëhet i varur nga ajo. Më të prekshëm janë të rinjtë, të cilët fillojnë të abuzojnë me stimuluesit modernë – amfetaminat dhe metaamfetaminat, madje të përziera me alkool, që në moshën 14 vjeçe.

Në moshën 14-16 vjeçe  fokusi dhe modeli i imitimit të familjes dhe shkollës zëvendësohet nga shokët – na shpjegon Aleksandër Iliev, udhëheqës i qendrës terapeutike “Zhiva”. – Në qoftë se dikush nga rrethi miqësor hap një kuti cigaresh, ose ka blerë hashash çdonjëri do që të provojë. Mirëpo, nga njerëzit, të cilët kanë provuar alkool, cigare, ose narkotikë, vetëm disa prej tyre do të bëhen të varur, pikërisht ata të cilët gjejnë në substancën në fjalë diçka, që u mungon.

Sedra e ulët, mospranimi i vetvetes, traumat e lidhura me përpunimin e ndjenjave dhe të emocioneve – këto janë disa prej boshllëqeve, të cilat i mbushim me përdorimin e lëndëve narkotike. “Dallimi i vjetër mes njeriut të varur dhe atij, i cili nuk është i varur është se i varuri i përjeton ndjenjat dhe emocionet e njëjta më fort dhe që t’i zbutë përdor substanca të ndryshme narkotike. Ai ka ndjenjën se po të mbetet me ndjenjat dhe emocionet e veta, ato do ta vrasin” – shton terapisti.

Që të jetë i suksesshëm mjekimi – sepse varësia nga lëndët narkotike është sëmundje – personi që vuan duhet të lihet në kujdesin e specialistëve të paktën gjysmë vit, sa kohë është e nevojshme që të bëhet i varur. Angazhimi lidhur me dërgimin e tij në ndonjë qendër të specializuar është krejtësisht i familjes, sepse në fillim i sëmuri nuk mund të kuptojë se ka problem. Pas muajit të tretë ai fillon të marrë pjesë aktivisht në proces, ndërsa pas largimit nga klinika gjithçka varet nga ai. “I varuri rimëkëmbet gjatë tërë jetës së tij, ai në fakt nuk është mjekuar gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të luftojë varësinë e narkotikëve vazhdimisht” – nënvizon Aleksandër Iliev.

Ai aplikon programin “Zhiva – drejtimi në jetë”, ku pjesëmarrësit përfshihen në terapi individuale, ose të tilla në grup, duke u mësuar në këtë mënyrë të komunikojnë njëri tjetrin, t’i pranojnë ndjenjat e veta dhe të ndeshen me vështirësitë dhe problemet, të cilat i kanë “jashtë”. Ata e bëjnë këtë në një mjedis të kontrolluar, por jo steril – ku gjithashtu ka shqetësime dhe probleme.

Снимка

Njerëzit, ose të paktën disa prej tyre, gjithmonë do të përpiqen t’i shmangen diçkaje – ditës së rëndë të punës, ose diçkaje tjetër, ose realitetit – është i bindur terapisti. – Ata gjithmonë do të përpiqen të jenë dikush tjetër, i cili në përfytyrimet e tyre është më i ndryshëm dhe më i mirë, domethënë ata gjithmonë do të ndiejnë vështirësi me pranimin e vetes etj.

Po të gjendemi para dëshirës ta shkelim “vetëm një herë” kufirin e ndaluar, që të fitojmë mirënjohjen e të tjerëve, ose ta kënaqim kureshtjen tonë, a duhet t’i përkushtojmë kënaqësisë apo jo?

Shumë njerëz do t’i provojnë këto substanca dhe nuk do të zbulojnë asgjë, disa të tjerë do ta hapin kutinë e Pandorës dhe do të luftojnë kundër varësisë deri në fund të jetës së tyre, do të ketë dhe të tillë, të cilët do të vdesin. Pavarësisht nga vendimi juaj, unë desha t’ju këshilloj të komunikoni njëri me tjetrin në familje, sepse varësia është rrjedhojë e mungesës së komunikimit. Njerëzit e ndalojnë komunikimin në shtëpi, fillojnë të fshihen dhe pasi konstatojnë se ka ndonjë problem, tashmë është vonë për t’u zgjidhur. Sa më herët vihet re problemi dhe kërkohet ndihmë, kaq më mirë” – na këshillon terapisti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: centrejiva.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD