Në Muzeun Regjional Historik në Sofje u hap ekspozita “Zogjtë në art dhe mbreti Ferdinand I”. Në të për herë të parë prezantohen akuarele origjinale të autorëve, të cilët ilustruan një nga botimet më të çmueshme ornitologjike – “Nauman, Historia Natyrore e Zogjve të Evropës Qendrore” (Naumann, Naturgeschichte der Vogel Mittel-Europas). Theksi vihet mbi kontributin e padiskutueshëm të mbretit Ferdinand për zhvillimin e shkencave natyrore, artit dhe muzeve në Bullgari, si dhe për ornitologjinë bullgare.
Vite me radhë ky koleksion i çmueshëm me afro 400 akuarele dhe ilustrime konsiderohej për të humbur ose për të asgjësuar gjatë luftërave. Në fakt, ai u ruajt në Bullgari.
“Deri tashti ai nuk konsiderohej objekt i artit figurativ – tregon Hristina Grozdanova, kryekujdestare e Fondit të Artit Figurativ pranë Muzeut. – Që nga krijimi ilustrimet e botuara në 12 vëllime gjatë vitit 1905, u ruajtën në muze të ndryshme. Për shkak se shumë herë ndryshoheshin institucionet që kujdeseshin për këtë koleksion, ai nuk ishte as objekt i prezantimit, as i studimit. Aktualisht është pronë e Institutit të Larmisë Biologjike dhe Studimeve të Sistemeve Ekologjike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili e prezanton në ekspozitën e tanishme.”
Në ekspozitë mund të shihen edhe vepra të autorëve bullgarë të pikturuara në kohën e akuareleve unike. Bëhet fjalë për tablo mbi të cilat janë të rikrijuara zogj të ndryshëm, për projekte të aplikuara dekorative të piktorëve më të njohur të cilët hodhën themelet e artit figurativ bullgar. Ndër ta janë Ivan Milevi, i cili në ekspozitë prezantohet me një projekt për koperton të librit “Zogj të pyllit”; Nikollaj Rostovcev, një krijues i njohur bullgar i ikonave, paraqitet me projektin e aplikuar dekorativ të një qukapiku nga viti 1926, ekspozuar bashkë me tablo të qukapikëve të krijuara prej autorëve perëndimorë.
Për ilustrimin e piktorit Haralampi Taçev, nga Galeria e Arteve Figurative e Sofjes u sigurua një skulpturë e çmueshme nga Vasill Zidarov.
“Është interesante, se megjithë dallimet në stilin dhe qëndrimin e autorëve perëndimorë dhe atyre bullgarë – thekson Hristina Grozdanova – shihet lidhja në pikturimin e zogjve nga natyra. Ekspozita prek edhe temën e gjuetisë, e cila në atë kohë ishte lidhur me hulumtimet kërkimor-shkencore dhe me punën e ilustruesve.”
Në ekspozitë u përfshin fotografi arkivore të mbretit dhe eksponate të ndryshme, ndër të cilat edhe pjata për gjellë prej kafshëve dhe shpendëve të egra nga fillimi i shekullit, të cilat janë pjesë e pronës mbretërore dhe katër nga 12 vëllimet e lartpërmendura, libra këta të cilët janë me vlerë bibliografike.
“Gjithashtu prezantojmë njerin prej copave të librit më të shtrenjtë në botë “Zogjtë e Amerikës” nga Xhon Xhejms Odjubon, me përmasa 101x152 centimetra. Në një vitrinë mund të shihen piktura origjinale të Pavell Patevit dhe Nikollaj Boevit, si dhe dorëshkrimi i librit të botuar në vitin 1950 “Zogjtë në Bullgari”.
Megjithëqë u botua shumë më vonë, ai është me rëndësi të madhe, sepse ky është botimi i parë me piktura prej autorëve bullgarë” – shpjegon Hristina Grozdanova.
Në ekspozitë u përfshi edhe një portret zyrtar i mbretit Ferdinand I, pikturuar me bojëra të vajit nga Nikolla Mihajllovi, një nga portretistët më të njohur bullgarë, autor i portreteve të dhjetëra personaliteteve të njohura historike. Ky portret megjithëqë nuk është i ekspozuar deri tashti ka vlerë të madhe.
“Prezantimi i tij në këtë ekspozitë është një moment i rëndësishëm, sepse deri tashti ai nuk është i ekspozuar, gjë që është kureshtare duke marrë parasysh se personi i rikrijuar në të është me një rang të tillë, për më tepër se edhe piktori është i njohur – tregon Hristina Grozdanova. – Ky portret u sigurua për ekspozitën tonë nga një koleksion privat në Gjermani dhe me këtë mund të shpjegohet fakti se nuk është i ekspozuar deri tashti.”
Ekspozita “Zogjtë në artin dhe mbreti Ferdinand I” do të zgjatet deri më 31 tetor.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Desisllava Semkovska
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..