Një grup adhuruesish të malit vendosën ta shënojnë Bashkimin e Bullgarisë me një trekking katërditor në Pirin. Udhëheqësi i tyre i certifikuar malor është Dimitër Dimitrov. Ai u tërhoq nga mali që si fëmijë. Së pari sepse rrënjat e tij janë në Etropole dhe është rritur në mal, ku njerëzit janë të fortë si shkëmbinj, dhe së dyti sepse nëna e tij ka punuar në Muzeun e Shkencave të Natyrës dhe ai i ka kaluar pushimet ndër natyrë.
Tashmë i rritur Dimitër ua tregon njerëzve bukuritë e Bullgarisë, duke i çuar në destinime jo kaq të njohura. Më 6 shtator ai dhe grupi i tij kanë qëllim ta mposhtin majën Vihren (2 914 metra), të quajtur në të kaluarën Eltepe, ose Majën e Stuhive, nga ku shihen krahinat gjeografike Trakia, Mizia dhe Maqedonia, të cilat kanë qenë ideali i luftëtarëve për Bashkimin.
Dimitër kërkon gjërat, të cilat i lidhin njerëzit dhe sipas tij kufijtë nuk janë horizontalë, por vertikalë. Ata nuk i ndajnë dhe nuk i izolojnë njerëzit, por u bëjnë sfidë për t’i zhvilluar aftësitë e tyre. Një kufi i tillë është maja.
Çfarë janë njerëzit, të cilët e vizitojnë malin?
“Ata janë njerëz krejt të ndryshëm – thotë Dimitër. – Si për shembull ata tënë punë, ose në metro. Kjo që i bashkon është gatishmëria e tyre për të shpresuar tek aftësitë dhe dituritë e veta. Ata hyjnë në natyrë pa pasur frikë nga ajo dhe kanë vullnet të dalin nga zona e tyre e komfortit. Zgjohen herët të shtunën dhe në vend që të dembelosen bëjnë përpjekje dhe lodhen, duke ditur se nuk i pret hoteli luksoz.”
Çmimi janë pamjet e jashtëzakonshme natyrore. Njeriu është krijuar në mënyrë të tillë kështu qe të kërkojë vazhdimisht identitetin dhe kuptimin e jetës. Mali është një prej vendeve ku mund t’i gjejmë të gjitha këto gjëra. Nuk janë të paktë edhe të rinjtë, edhe të rriturit, të cilëve u pëlqen të shëtitin në itineraret e organizuara turistike.
“Brezi ynë mund të duket i përkëdhelur, sepse shpeshherë ushqehemi me fast food, shtrihemi vonë natën dhe nuk kujdesemi shumë për shëndetin tonë, megjithë modën e produkteve dhe ushqimeve bio dhe fitnesin. Përveç kësaj jemi shumë të angazhuar dhe stresuar në krahasim me të paktën dy breza para nesh, të cilët kanë qenë më energjikë dhe më të shëndetshëm. Lëvizja turistike në Bullgari lindi pothuaj menjëherë pas Çlirimit. Kështu qe kemi një shembull të mirë.”
A mund të vizitojmë malin megjithë dobësinë tonë fizike dhe sëmundjet?
“Mali i shëron sëmundjet – thotë Dimitër. – Ato janë rezultat i faktorëve fizikë dhe psikikë të jetës sonë të përditshme. Mirëpo operacionet dhe ilaçet nuk i eliminojnë shkaqet, por pasojat. Ilaçi më i mirë është që të merremi me veprimtari, të cilat e lartësojnë shpirtin tonë” – iu përgjigj Dimitër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Privatarchiv
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..