Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adhuruesit e malit festojnë Bashkimin në Pirin

БНР Новини
Maja Vihren

Një grup adhuruesish të malit vendosën ta shënojnë Bashkimin e Bullgarisë me një trekking katërditor në Pirin. Udhëheqësi i tyre i certifikuar malor është Dimitër Dimitrov. Ai u tërhoq nga mali që si fëmijë. Së pari sepse rrënjat e tij janë në Etropole dhe është rritur në mal, ku njerëzit janë të fortë si shkëmbinj, dhe së dyti sepse nëna e tij ka punuar në Muzeun e Shkencave të Natyrës dhe ai i ka kaluar pushimet ndër natyrë.

Dimitër DimitrovTashmë i rritur Dimitër ua tregon njerëzve bukuritë e Bullgarisë, duke i çuar në destinime jo kaq të njohura. Më 6 shtator ai dhe grupi i tij kanë qëllim ta mposhtin majën Vihren (2 914 metra), të quajtur në të kaluarën Eltepe, ose Majën e Stuhive, nga ku shihen krahinat gjeografike Trakia, Mizia dhe Maqedonia, të cilat kanë qenë ideali i luftëtarëve për Bashkimin.

Dimitër kërkon gjërat, të cilat i lidhin njerëzit dhe sipas tij kufijtë nuk janë horizontalë, por vertikalë. Ata nuk i ndajnë dhe nuk i izolojnë njerëzit, por u bëjnë sfidë për t’i zhvilluar aftësitë e tyre. Një kufi i tillë është maja.

Çfarë janë njerëzit, të cilët e vizitojnë malin?

Ata janë njerëz krejt të ndryshëm – thotë Dimitër. – Si për shembull ata tënë punë, ose në metro. Kjo që i bashkon është gatishmëria e tyre për të shpresuar tek aftësitë dhe dituritë e veta. Ata hyjnë në natyrë pa pasur frikë nga ajo dhe kanë vullnet të dalin nga zona e tyre e komfortit. Zgjohen herët të shtunën dhe në vend që të dembelosen bëjnë përpjekje dhe lodhen, duke ditur se nuk i pret hoteli luksoz.

Çmimi janë pamjet e jashtëzakonshme natyrore. Njeriu është krijuar në mënyrë të tillë kështu qe të kërkojë vazhdimisht identitetin dhe kuptimin e jetës. Mali është një prej vendeve ku mund t’i gjejmë të gjitha këto gjëra. Nuk janë të paktë edhe të rinjtë, edhe të rriturit, të cilëve u pëlqen të shëtitin në itineraret e organizuara turistike.

Brezi ynë mund të duket i përkëdhelur, sepse shpeshherë ushqehemi me fast food, shtrihemi vonë natën dhe nuk kujdesemi shumë për shëndetin tonë, megjithë modën e produkteve dhe ushqimeve bio dhe fitnesin. Përveç kësaj jemi shumë të angazhuar dhe stresuar në krahasim me të paktën dy breza para nesh, të cilët kanë qenë më energjikë dhe më të shëndetshëm. Lëvizja turistike në Bullgari lindi pothuaj menjëherë pas Çlirimit. Kështu qe kemi një shembull të mirë.

A mund të vizitojmë malin megjithë dobësinë tonë fizike dhe sëmundjet?

Mali i shëron sëmundjet – thotë Dimitër. – Ato janë rezultat i faktorëve fizikë dhe psikikë të jetës sonë të përditshme. Mirëpo operacionet dhe ilaçet nuk i eliminojnë shkaqet, por pasojat. Ilaçi më i mirë është që të merremi me veprimtari, të cilat e lartësojnë shpirtin tonë” – iu përgjigj Dimitër. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Privatarchiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD