Në Muzeun Arkeologjik në Sofje është renditur ekspozita “Greqia – Bullgaria: Ura kulturore për përparim dhe zhvillim”. Bëhet fjalë për 11 pllakate, të cilat prezantojnë bashkëpunimin transkufitar midis të dyja shteteve në fushën e arkeologjisë. Mund të shikohen rezultatet nga projektet e përbashkëta si: “Deti i Zi – uniteti dhe larmia përmes Antikitetit Romak”, “Gjurma jokalimtare e historisë – thesare nga muzetë greke”, “Monumentet romake në luginën e Strumës”, “Monumentet nën mbrojtjen e UNESKOS në Bullgari” e të tjera. Ato janë hapur në 5 seksione – Parahistoria, Antikiteti, Mesjeta-Bizanti, Kohët moderne dhe Gërmime rreth ndërtimit të metrosë në Selanik.
“Si shtete fqinje me Greqinë ndajmë një histori të përbashkët dhe jemi një nga shembujt e mirë bashkëkohorë për marrëdhënie harmonike të partneritetit në regjionin e Ballkanit, të cilët kanë një jehonë pozitive dhe mbi zbulimin dhe popullarizimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore-historike të vendeve tona”, tha gjatë hapjes docenti doktor Hristo Popov, zëvendës drejtor i muzeut Arkeologjik.
“Me Bullgarinë ndajmë kufij të përbashkët, theksoi nga ana e vet ambasadori i Greqisë Shkëlqesia e Tij Grigorios Vasilokonstandakis. Përkrahim stabilitetin në regjionin tonë dhe kultura është një urë e sigurt midis Greqisë dhe Bullgarisë. Popujt tanë ndajnë parime të përbashkëta evropiane, vlera dhe prioritete të cilat na afrojnë edhe më shumë dhe na detyrojnë të jemi një pjesë e pandarë nga familja evropiane.”
Amelia Gesheva, zëvendës ministre e Kulturës e Bullgarisë, i kushtoi një rëndësi të madhe faktit se ekspozita zhvillohet në vitin Evropian të trashëgimisë kulturore, disa muaj pas Presidencës bullgare të Bashkimit Evropian.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që përmes ngjarjeve të tilla të tregojmë dhe të popullarizojmë punën tonë të përbashkët. Unë jam nga ata, të cilët besojnë se, trashëgimia kulturore është urë për lidhje me brezat e ardhshëm dhe uroj ekspozita të tilla të tjera të shumta, të lidhura me ekspedita të reja dhe projekte të reja. Ministria bullgare e Kulturës përkrah që të gjitha iniciativat e këtij lloji, shpresoj për një partneritet të mirë midis të dyja ministrive dhe midis institucioneve kulturore, të cilat bashkërisht mund t'i përkrahim.”
Mes njerëzve të cilët kanë kontribuuar për realizimin e ekspozitës së tanishme është dhe doktoresha Polikseni Adam-Veleni, drejtoreshë e përgjithshme e drejtorisë Monumente nga antikiteti dhe trashëgimia kulturore në Ministrinë e Kulturës të Greqisë:
“Kemi realizuar bashkëpunime të shumta dhe këtë e tregon ekspozita. Si një shembull lidhur me parahistorinë mund të ndalemi mbi projektin e përbashkët Topolica - Promahon, ku është gjendur qyteza nga periudha e neolitit nga viti 6000 përpara epokës së re. Ai bie pikërisht në kufi dhe gërmimet bëhen nga të dyja anët e brazdës ndarëse, përkatësisht nga shkencëtarët bullgarë dhe ata grekë, por ata paraqiten bashkë në konferenca, botojnë punime të përbashkëta. Në Selanik qesh 12 vjet drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik dhe me qenë se më bëri përshtypje se si ju Bullgarët i ruajtët mbeturinat nga Serdika e lashtë në kuadrin e projektit për metronë e Sofjes, kur erdhi koha të ndërtojmë metronë në Selanik, e cila duhej të kalonte pikërisht në mes të qendrës së qytetit, konsiderova si një ide shumë të mirë të ftojmë doktorin e shkencave historike Mario Ivanov, i cili drejtonte gërmimet në Sofje, që të këmbejmë përvojë. Për ne kjo është një gjë shumë e vlefshme.”
Ekspozita mund të shikohet në Muzeun Arkeologjik në Sofje deri më 28 tetor 2018. Ajo realizohet nën egjidën e Drejtorisë së Përgjithshme për monumente nga antikiteti dhe trashëgimia kulturore pranë Ministrisë së Kulturës dhe të Sportit të Republikës së Greqisë, të ambasadës së Greqisë në Sofje dhe të institutit Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Agapi Jordanova dhe naim.bg
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..