Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të 29 në Bullgari – Takim me harmoninë, respektin dhe qetësinë

БНР Новини

Nëse ende nuk keni vizituar ndonjë prej aktiviteteve të shumta të programit të Ditëve të kulturës japoneze në Bullgari, mund ta bëni këtë deri në fund të nëntorit. Festivali “Aniventure Comic Con”, ekspozita, kushtuara arteve tradicionale japoneze si temare, kiri-e dhe ikebana janë vetëm pjesë e aktiviteteve që pasurojnë jetën tone kulturore tani. Publiku do të mbajë mend shfaqjen e Operës japoneze “Erashka e kuqe” në skenën e Operës shtetërore të Stara Zagorës.

СнимкаHollësi mësojmë nga zonjusha Misaki Nishimura, atashe në degën kulturore pranë Ambasadës së Japonisë në Bullgari:

Maestro Shungo Moriama është i ftuari i përhershëm në skenën e operës së Stara Zagorës. “Erashka e kuqe” vihet në skenën bullgare për herë të parë nën dirigjimin e tij. Opera është në bazë të motiveve të eposit ushtarak mesjetar “Hejke Monogatari”. Temat që prek janë mbarënjerëzore. Kompozitorja Kumiko Tanaka gjithashtu ishte e pranishme në spektakël. Në muzikë ajo ka gërshetuar tingëllimin modern dhe atë tradicional japonez.

Për herë të gjashtë të radhës Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare do të marrë pjesë në Ditët e kulturës japoneze. Koncerti është më 18 tetor në Sallën e Universitetit të Sofjes “Kliment Ohridski” nën dirigjimin e maestros VenecijaKaramanova. Kolektivi është mbajtës i diplomës së nderit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e lidhjeve kulturore, mirëkuptimit reciprok dhe miqësisë midis Japonisë dhe Bullgarisë.

Снимка

Programi i Ditëve të kulturës japoneze përfshin akoma disa aktivitete muzikore mes të cilave janë – koncerti i grupit “SHAMIPIA” (më 06.11.) dhe koncerti klasik për violinë, violonçel dhe piano në interpretimin e familjes Asakawa dhe Yusuke Hosaka – student në klasën e pianos të prof. Zheni Zaharievës (më 23.11).

Për shkak të dashurisë së saj ndaj Tokës së Lindjes së Diellit një bullgare e ka zgjedhur artin e vjetër Temari, që kombinon gjeometrinë dhe qëndisjen. Ai konsiston në punimin e topave dekorativë, të cilët dhurohen me raste të ndryshme. Në ditët tona mjeshtër të Temari-t rrallë herë takohet madje në Japoni. Rali Doneva-Koeva është anëtare e certifikuar e Asociacionit japonez Temari, prodhimet e saj mund të shihen në Shtëpinë e arkitektëve në qytetin Varna nga 30 tetori deri më 12 nëntor.

Снимка

Në ditët e para të nëntorit në galerinë e kryeqytetit “San Stefano” mund të shihet ekspozita “Çaji – ura midis artit dhe natyrës”. Ekspozita do të shoqërohet me ligjërata dhe prezantime të ndryshme. Misaki Nishimura shpjegon parimet e ceremonisë tradicionale të çajit.

Teksti i një dorëshkrimi kaligrafik është element i rëndësishëm i rregullimit të dhomës japoneze për ceremoninë e çajit. Ai mban mesazhin e mikpritësit në takimin me miqtë e tij. Dhoma e çajit është një hapësirë e shenjtë, ku njeriu është i thirrur t’i largojë problemet e së përditshmes dhe të pastrojë mendjen e vet. Zakonisht hyrja në dhomat tradicionale të çajit është aq e ulët sa që njeriu mund të hyjë vetëm këmbadoras. Ideja është që pjesëmarrësit në ceremoni të thërriten për butësi. Në të kaluarën samurajët, bile vet shoguni, i kanë vënë armët e tyre pranë hyrjes, që të demonstrojnë barazinë dhe respektin ndaj të tjerëve. Sot në dhomën e çajit gratë hyjnë pa grim dhe bizhuteri. Parimet kryesore të ceremonisë janë harmonia, respekti, pastërtia dhe qetësia.”

Снимка

Vitin tjetër mbushen 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve zyrtare reciproke midis Japonisë dhe Bullgarisë. Kultura jonë është e njohur në Japoni në aspektet e saj të ndryshme.

Kur dëgjojnë për Bullgarinë, shumë japonezë e kujtojnë në vend të parë kosin dhe varietetet e ndryshme të trëndafilave – thotë Misaki Nishimura. Përveç kësaj vendi juaj u bë i njohur në Japoni me arritjet e sumistëve Kalojan Mahljanov - Kotoosho, dhe Daniel Ivanov - Aojama. Pa dyshim janë të njohura dhe këngët dhe vallet autentike folklorike si dhje arti operistik bullgar. Aktualisht Teatri i operës dhe baletit i Sofjes është për turne në Japoni dhe përsëri do të korrë vlerësime të larta për mjeshtërinë e tij.

Misaki Nishimura është prej dy vjetësh në Bullgari, përpara kësajnë vazhdim të një viti ka mësuar gjuhën tonë në Tokio. Çfarë e shtyn një njeri të gjejë vend për karrierën e tij profesionale në anën tjetër të rruzullit tokësor?

Si stazhiere e re në Ministrin e jashtme japoneze pata mundësinë të zgjidhja midis disa shteteve të ndryshme. Zgjodha të jem diplomate në Bullgari, sepse rajoni i Evropës Lindore dhe më konkretisht Ballkani, gjithmonë më ka tërhequr me kulturën dhe historinë e tij të lashtë. Bullgaria ishte dëshira ime e parë dhe jam shumë e lumtur së ajo u realizua.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: @DaysJapaneseCulture



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD