Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e figurave prej qelqi për Pemën e Krishtlindjeve


Një nga kujtimet më të mira nga fëmijëria, padyshim që është zbukurimi i Pemës së Krishtlindjeve. Fëmijët janë të gëzuar, me buzëqeshje dhe nëpër të gjithë shtëpinë kundërmon aroma e pemës së prerë, kurse prej kutive nxirren lodrat zbukuruese të mbështjella me shumë kujdes me pambuk ose me gazeta të vjetra. Lodrat nga fëmijëria – prej qelqi, të brishta dhe shumë të bukura.

Sot, pema më tepër është artificiale, kurse figurat janë prej plastmase – të ftohta e pa shpirt, fare të pakrahasueshme me ato zbukurime prej qelqi, të cilat ndriçonin nën dritat e llambave dhe cilat i mbajnë mend disa breza bullgarësh.

Tradita të punohen zbukurime prej qelqi për pemën e Krishtlindjeve është akoma e gjallë në qytetin Dobriç. Gjeorgji Keranov merret me krijimin e tyre që nga viti 1984, kurse gjatë vitit 1991 hap repartin e tij personal.

Njerëzit filluan të mos t’i pëlqejnë lodrat e importuara kineze – shpjegon Gjeorgji Keranov. Preferojnë qelqin, sepse shkëlqimi është më i mirë në krahasim me atë të figurave plastike, kurse bullgarët kërkojnë të bukurën. Festat e Krishtlindjeve janë njëherë në vit dhe çdo një kërkon që pema e tij të ketë zbukurime të bukura dhe të përsosura.

Për shkak të konkurrencës nga Ukraina, Rusia dhe Kina nuk mund të sigurohet punë gjatë gjithë vitit, prandaj reparti punon vetëm disa muaj në vit, kurse gjatë kohës tjetër prodhon sende prej plastmase. Gjatë kësaj kohe nga duart e arta të 6 mjeshtërve lindin rreth 10 mijë kambana prej qelqi, njeri dëbore, yje, topa, maja për pemët dhe turli farë lodrash të tjera të ndryshme.Për lodrat e pemës së Krishtlindjeve qelqi punohet me fryrje. Kemi tuba prej qelqi, të cilat ngrohen, priten copa-copa, fryhen dhe pasi formohen figurat.

Pastaj vjen momenti i zbukurimit me ngjyra, me argjend, i dekorimit dhe paketimit” – tregon Gjeorgji Keranov.

Në sajë të punimit krejtësisht me dorë, çdo një figurë është e veçantë dhe e papërsëritshme. Kurse sekreti është tek përvoja. Zanati mësohet me vite, me shumë praktikë dhe shumë punë. Tani Gjeorgji Keranovi do që të punësojë njerëz të rinj dhe t’i mësojë me të gjitha hollësitë dhe imtësitë e zanatit, “sepse të moshuarit vdesin dhe zanati duhet të mbetet dhe të transmetohet në të ardhmen” – thotë ai.

Interesi ndaj figurave prej qelqi për pemët e vitit të ri po rilind gjatë viteve të fundit, kurse përpara disa vjetëve Gjeorgji Keranov vendos të përdorë dhe diçka fare të re – dekore me fotografi, ose me mbishkrime urimi sipas dëshirës së klientit. Tregon se ka kërkesa sepse janë të bukura dhe njerëzit i parapëlqejnë, përveç kësaj tregojnë respekt personal. Idenë e tij e përdorin dhe prodhues të tjerë. Nuk mungojnë dhe novitete të tjera. Përveç 20 modeleve të lodrave të dashura dhe të preferuara nga klientët, mjeshtrit nga reparti, vetë trillojnë figura nga më të ndryshmet. Sivjet, surprizat janë elefantët, papagajtë dhe çajnikët.

Tregu është plot me lodra të ndryshme, por dekorimet tona janë më të bukurat – të gjithët që i shikojnë e pohojnë këtë, klientët mbeten të njëjtë, sepse janë mësuar me lojërat tona dhe i kërkojnë” – buzëqesh Gjeorgji Keranov. Por, ku është magjia e lodrave prej qelqi?

Magjia... Magjia vjen nga vetvetja – mendon Gjeorgji Keranov. Njeriu përfshihet në punë, fillon ta dojë si ne, sepse ne punojmë vetëm gjëra të bukura dhe çdo një që i shikon mbetet gojëhapur! Ato janë të dekoruara shumë bukur, sjellin shumë gëzim, më në veçanti për fëmijët, kurse kjo është më e rëndësishmja.

Lodrat prej qelqi për pemën e Krishtlindjeve, jo vetëm se sjellin në shtëpitë tona gëzimin, ndriçimin si dhe kujtimin e fëmijërisë, por dhe ruajnë ngrohtësinë e duarve, të cilat i kanë krijuar. Prandaj na ngrohin me dashurinë e mjeshtërve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD