Një nga kujtimet më të mira nga fëmijëria, padyshim që është zbukurimi i Pemës së Krishtlindjeve. Fëmijët janë të gëzuar, me buzëqeshje dhe nëpër të gjithë shtëpinë kundërmon aroma e pemës së prerë, kurse prej kutive nxirren lodrat zbukuruese të mbështjella me shumë kujdes me pambuk ose me gazeta të vjetra. Lodrat nga fëmijëria – prej qelqi, të brishta dhe shumë të bukura.
Sot, pema më tepër është artificiale, kurse figurat janë prej plastmase – të ftohta e pa shpirt, fare të pakrahasueshme me ato zbukurime prej qelqi, të cilat ndriçonin nën dritat e llambave dhe cilat i mbajnë mend disa breza bullgarësh.
Tradita të punohen zbukurime prej qelqi për pemën e Krishtlindjeve është akoma e gjallë në qytetin Dobriç. Gjeorgji Keranov merret me krijimin e tyre që nga viti 1984, kurse gjatë vitit 1991 hap repartin e tij personal.
“Njerëzit filluan të mos t’i pëlqejnë lodrat e importuara kineze – shpjegon Gjeorgji Keranov. Preferojnë qelqin, sepse shkëlqimi është më i mirë në krahasim me atë të figurave plastike, kurse bullgarët kërkojnë të bukurën. Festat e Krishtlindjeve janë njëherë në vit dhe çdo një kërkon që pema e tij të ketë zbukurime të bukura dhe të përsosura.”
Për shkak të konkurrencës nga Ukraina, Rusia dhe Kina nuk mund të sigurohet punë gjatë gjithë vitit, prandaj reparti punon vetëm disa muaj në vit, kurse gjatë kohës tjetër prodhon sende prej plastmase. Gjatë kësaj kohe nga duart e arta të 6 mjeshtërve lindin rreth 10 mijë kambana prej qelqi, njeri dëbore, yje, topa, maja për pemët dhe turli farë lodrash të tjera të ndryshme.Për lodrat e pemës së Krishtlindjeve qelqi punohet me fryrje. Kemi tuba prej qelqi, të cilat ngrohen, priten copa-copa, fryhen dhe pasi formohen figurat.
“Pastaj vjen momenti i zbukurimit me ngjyra, me argjend, i dekorimit dhe paketimit” – tregon Gjeorgji Keranov.
Në sajë të punimit krejtësisht me dorë, çdo një figurë është e veçantë dhe e papërsëritshme. Kurse sekreti është tek përvoja. Zanati mësohet me vite, me shumë praktikë dhe shumë punë. Tani Gjeorgji Keranovi do që të punësojë njerëz të rinj dhe t’i mësojë me të gjitha hollësitë dhe imtësitë e zanatit, “sepse të moshuarit vdesin dhe zanati duhet të mbetet dhe të transmetohet në të ardhmen” – thotë ai.
Interesi ndaj figurave prej qelqi për pemët e vitit të ri po rilind gjatë viteve të fundit, kurse përpara disa vjetëve Gjeorgji Keranov vendos të përdorë dhe diçka fare të re – dekore me fotografi, ose me mbishkrime urimi sipas dëshirës së klientit. Tregon se ka kërkesa sepse janë të bukura dhe njerëzit i parapëlqejnë, përveç kësaj tregojnë respekt personal. Idenë e tij e përdorin dhe prodhues të tjerë. Nuk mungojnë dhe novitete të tjera. Përveç 20 modeleve të lodrave të dashura dhe të preferuara nga klientët, mjeshtrit nga reparti, vetë trillojnë figura nga më të ndryshmet. Sivjet, surprizat janë elefantët, papagajtë dhe çajnikët.
“Tregu është plot me lodra të ndryshme, por dekorimet tona janë më të bukurat – të gjithët që i shikojnë e pohojnë këtë, klientët mbeten të njëjtë, sepse janë mësuar me lojërat tona dhe i kërkojnë” – buzëqesh Gjeorgji Keranov. Por, ku është magjia e lodrave prej qelqi?
“Magjia... Magjia vjen nga vetvetja – mendon Gjeorgji Keranov. Njeriu përfshihet në punë, fillon ta dojë si ne, sepse ne punojmë vetëm gjëra të bukura dhe çdo një që i shikon mbetet gojëhapur! Ato janë të dekoruara shumë bukur, sjellin shumë gëzim, më në veçanti për fëmijët, kurse kjo është më e rëndësishmja.”
Lodrat prej qelqi për pemën e Krishtlindjeve, jo vetëm se sjellin në shtëpitë tona gëzimin, ndriçimin si dhe kujtimin e fëmijërisë, por dhe ruajnë ngrohtësinë e duarve, të cilat i kanë krijuar. Prandaj na ngrohin me dashurinë e mjeshtërve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..