Sportisti më i mirë bullgar në skitë alpine Albert Popov fitoi edhe të dy slalomet për kupën “Ulen”, që u mbajtën sot në vendpushimin Bansko të malit Pirin. Startet janë nga kalendari i Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS) dhe Federatës Bullgare të Skive. Popovi fitoi slalomin e parë me kohën totale 1:22.80 min, të dytin – me 1:23.85 min. Në këto gara që janë të parat tek meshkujt dhe femrat për stinën e re në Bullgari, morëm pjesë 58 skiatorë nga 8 shtete.
Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e një eventi sportiv të shumëpritur - Kampionati i tretë Botëror i Gjimnastikës Ritmike për Vajza, i cili do të mbahet nga 18 deri më 22 qershor në Arena Sofia. Programi i eventit është publikuar në faqen e..
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik Evropian do të punojnë dhe do të kontaktojnë vetëm me udhëheqjen e re të Komitetit Olimpik Bullgar, të zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme më 19 mars. Kjo u komentua për mediat nga Vesella Leçeva, e..
Nënkampionia evropiane në shumëgarësh në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike, Stilijana Nikollova, e përfundoi pjesëmarrjen e saj në Talin me tre medalje ari nga finalet e kombinimeve me vegla të veçanta, raportoi BTA. Bullgarja doli në..