Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorezat e Milena Stefanovës janë stoli për duart e çdo një gruaje


Milena Stefanova merret me thurje që nga vitet shkollore. Mësueset e saj të para kanë qenë gjyshja dhe nëna e saj. Në fillim ajo ua dhuronte veprat e veta të afërmve dhe miqve, por para pak kohe vendosi t’i paraqesë krijesat e saj para një publiku më të madh. Papritmas për vetë Milenën ato u pëlqyen shumë dhe kjo i dha stimul që të krijojë gjithnjë e më shumë modele dhe aksesore të reja. Një prej tyre janë dorezat, të cilat kërkohen shumë për shkak të modeleve interesante dhe kombinimeve prej ngjyrash të freskëta.

Kur të përfytyroj ndonjë model, menjëherë filloj të thur, pa pasur skemë konkrete. Mirëpo, gjatë thurjes ndodh diçka krejt e ndryshme. Kjo është keq për dorezat, sepse pasi e thur njërën, nganjëherë është vështirë ta përsërisë tjetrën, ato mund të jenë krejtësisht të ndryshme – thotë me buzëqeshje Milena Stefanova. – Pas kësaj fillova t’i shkruaj modelet e mia. Disa prej tyre i përsëris kaq shpejt se tashmë i di përmendsh. Shumicën e modeleve i sajoj unë, disa prej tyre i kam parë diku, por gjithmonë shtoj diçka.

Mjeshtrja thotë se në fillim ka bërë shumë gabime derisa ta thurë modelin e dëshiruar. Ajo ka ndjenjën e krijuesit të vërtetë dhe eksperimenton me lloje të ndryshme fijesh.  Për fat të keq koha nuk mjafton:

Për një çift dorezash nevojiten dy ditë. Po të dua të thur të gjitha modelet e sajuara ndoshta do të kem nevojë për një vit – thotë Milena. – Kam vendosur të thur madje gjatë verës, që t’i realizoj të gjitha idetë e mia, kështu qe dimrin tjetër të gëzojë më shumë njerëz me shumë modele më të ndryshme. I mbaj me vete thurjet e mia kudo – pavarësisht nëse shkojmë për vizitë, ose udhëtojmë me veturën, unë gjithmonë kam një qese me disa lloje fijesh."

Milena Stefanova nuk disponon shumë kohë të lirë dhe prandaj thur kryesisht tri modele.

Njëri prej modeleve përbën lule, ka gjethe prej sateni. Ato janë me susta më të ndryshme prej metali, rruaza dhe zbukurime të tjera. Nuk mund të them se janë dimërore, sepse nuk i ngrohin kaq shumë duart, por mendoj se janë një soli e vërtetë për duart e femrave. Dorezat e tjera e kanë emrin “Luspat e kuçedrës”. Nuk janë model imi, por pëlqehen shumë. Ka pak gra, të cilat i thurin këtu, në Bullgari. Në përgjithësi janë të njohura në shtete të tjera, por në të vërtetë janë shumë interesante. Modeli i tretë janë doreza me rrethe koncentrike. Idenë kryesore e kam vjedhur, por janë vepër imja. Ngjajnë me diell, ose madje me mandala. Çdonjëri mund t’i “lexojë” në mënyrë të ndryshme.

Sigurisht që çmimi më i madh për çdo një autor është gëzimi dhe lumturia e njerëzve kur i marrin krijesat e bukura të thurura me një fantazi kaq të madhe dhe energji pozitive.

Desha t’u them njerëzve për të përdorur më shumë punimet me dorë – thotë Milena Stefanova. – Ka kaq shumë suvenirë të krijuara prej grash si unë, në shtëpi. Tregu është i përmbytur me mallra të ngjashme kineze, i vizitojmë dyqanet e mëdha dhe harxhojmë shumë para, ndërsa në fakt ne mund të blejmë diçka të krijuar posaçërisht për ne, Mendoj se njerëzit, që krijojnë vepra unikale derdhin shumë energji pozitive në çdo një krijesë të tyre.

Sa për dorezat elegante të Milenës, ato vërtetë janë një mënyrë e mrekullueshme që ta bëjmë më të këndshme jetën tonë të përditshme gjatë dimrit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD