Më 25 janar u mbushën 84 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Festa mblodhi shumë nëpunës të radios nga brezat e ndryshëm, si dhe miq e shokë për të cilët media publike është një mbrojtës i shpirtit dhe i dinjitetit bullgar. Në një ceremoni festive u dorëzua çmimi “Sirak Skitnik” për vitin 2018. Dekorata jepet çdo vit për kontribut në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare.
Çmimi u themelua gjatë vitit 2001 dhe mban emrin e drejtorit të parë të Radio Sofjes-Sirak Skitnik /1935-1943/, një piktor i talentuar, kritik, poet, njeri i teatrit dhe veprimtar shoqëror. Duke pasur parasysh aktivitetin e Radios Kombëtare Bullgare si një medie elektronike publike, çmimet janë ndarë në tri kategori: çmimi i madh – për kontribut të madh në zhvillimin e radios, çmim për radio gazetari dhe çmim për radiotransmetim – për punë ekipore të dalluar me profesionalizëm dhe ide origjinale gjatë vitit.
Fitues i çmimit të madh “Sirak Skitnik”-2018 është Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare . Gjatë vitit të kaluar u mbushën 70 vjet nga krijimi i orkestrës, kurse muzikantët realizuan një turne të suksesshëm në Korenë Jugore, incizuan veprat të zgjedhura të Panço Vlladigjerovit, të cilat do të përfshihen në një disk në lidhje me 20-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh billgar. Orkestra mori pjesë aktive në forume të ndryshme, të lidhura me Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Zhvillimi serioz i orkestrës deri në nivelin e grupit të autoritetshëm profesional fillon tek maestroja Vasill Stefanov, i pasuar nga një varg i tërë dirigjentësh të jashtëzakonshëm – Vasill Kazanxhiev, Alekssandër Vlladigjerov, Milen Naçev, Rosen Millanov, Emill Tabakov dhe Rosen Gergov. Statuja “Sirak Skitnik” e punuar nga skulptori Vezhdi Rashidov, ishte dhënë nga kryetari i Këshillit Publik të medias zonja Rajna Konstantinova, e cila tha se kur flasim për muzikë, pa të cilën radioja nuk mundet, nuk duhet të harrojmë për dhuntinë, punën, privimet dhe karakterin e njerëzve të cilët e bëjnë. Ajo shtoi se Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare është një nga orkestrat më të mira në Evropë.
“Për ne kjo nuk ishte një befasi e madhe dhe e papritur” – pohoi maestroja Mark Kadin në një intervistë për Radio Bullgarinë: “Për ne ky është një nderim i madh dhe vlerësim për punën tonë të përditshme. Ju jeni dëshmitarë se çdo ditë jemi në radio dhe vazhdimisht ekzekutojmë, ekzekutojmë, ekzekutojmë muzikë. Është shumë gjë e bukur se puna jonë , përpjekjet tona vihen re. Muzikantët nga orkestra kanë prova bile nga dy herë në ditë, por, kjo është jeta jonë e përkushtuar në muzikë. Në Bullgari ndihem si në shtëpinë time. Nga kompozitorët bullgarë preferoj klasikët Panço Vlladigjerov, Petko Stajnov, Marin Goleminov. Ata janë kompozitorë shumë të ndryshëm për nga stili i tyre, por shumë të vlefshëm. Në punën e orkestrës në vend të parë është cilësia e muzikës sonë. Mjerisht në Sofje organizohen koncerte, të cilat nuk janë në nivelin e duhur të lartë, por ne mundohemi të bëjmë gjërat pa kompromise në punën tonë.”
Ekipi “Forma dramaturgjike” i programit “Hristo Botev” mori çmimin për radio-transmetim, ku shkaku për këtë është 80-vjetori i teatrit të radios. Vetë Sirak Skitnik ka pasur një shikim vizionar, duke thënë: “Me shfaqjen e radios tek ne u hap një lloj i ri artistik – pjesa e krijuar për të dëgjuar. Për shkrimtarin modern u hap një hapësirë e re krijuese, në të cilën ai mund të tregojë dhuntinë dhe mendjemprehtësinë e vet në një ambient të thjeshtë, pa dekoret e rënda skenikë”. Në vazhdim të 80 vjetëve teatri i radios ishte forumi, ku gjetën vendin e tyre të gjithë dramaturgët e mëdhenj bullgarë, aktorë, regjisorë dhe kompozitorë. “Mbase e përfytyroni sesa shumë krijues dhe operatorë zëri kanë kaluar përmes studios numër 2 dhe numër 5 të Radios Kombëtare Bullgare, që të bëjnë këtë arkiv të madh prej afro 4 mijë titujve” – tha Mitko Novkov – dramaturgu kryesor i teatrit të radios gjatë ceremonisë së dekorimit.
“Nuk ka sesi të mos të ndihemi të kënaqur për faktin se 80 vjetët e teatrit të radios shënohen me dekoratën “Sirak Skitnik”, sepse vetë drejtori i parë i radios Sirak Skitnik ka kontribuar shumë për “pjesët e dëgjimit”, siç i ka quajtur ai. Nga ana tjetër është një përgjegjësi e madhe, sepse këto 80 vjet janë plot me arritje të mëdha, të realizuara nga kolegët para ekipit tonë “Forma dramaturgjike”. Kështu, kur flasim për të ardhmen, gjithmonë duhet të dimë se ne do të mundohemi ta mbrojmë atë që është bërë para nesh, por do të mundohemi dhe të krijojmë edhe gjëra më të mira. Prandaj kërkojmë forma të reja. Ne bëjmë tregime dokumentare, në të cilat marrin pjesë problemet e kohës sonë, por po kështu dhe portrete të bashkatdhetarëve tanë të merituar. Teatrin e radios më shpesh e lidhim me pjesët dhe me dramaturgjinë teatrale, por ai është shumë më tepër”.
Çmim individual për radio-gazetari mori reporterja nga programi “Horizont” Marta Mlladenova.
Sivjet “Radio Bullgaria” po kështu ishte propozuar për dekoratën e madhe “Sirak Skitnik”. Në motivet e propozimit vihet në dukje se “Radio Bullgaria” kontribuoi për afirmimin e Radios Kombëtare Bullgare si një media e vetme në Bullgari, e cila ka botuar informacion në 9 gjuhë të huaja dhe ka pasqyruar në një përpjesëtim të gjerë ngjarjet nga kalendari i Euro-Presidencës Bullgare. Radio Bullgaria mund të krenohet dhe me një interes të shtuar drejt publikimeve në sajt. Vetëm për 6 muajit e parë të vitit 2018 ai është rritur rreth 40%, kurse publikimet janë lexuar prej afro 1 milionë përdoruesish nga e gjithë bota”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA dhe Kirço Stoiçkov
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..