Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Macet e Vesellka Velinovës në stile të ndryshme artistike

Çdo një piktor ka stilin e vet personal dhe të papërsëritshëm. Të tilla janë dhe krijimet e Vesellka Velinovës. Përveç se pikturat e saj janë të bukura dhe të dallueshme, piktorja e re i pëlqen shumë dhe eksperimentet. Si rezultat i një ideje interesante paraqitet një seri e shkëlqyer prej 12 pikturave me mace, çdo një prej të cilave është pikturuar në stilin artistik, që është karakteristik për një piktor të njohur ose për një drejtim të tërë artistik. Si lind kjo ide origjinale?

"Akoma derisa isha në universitet – kujtohet Vesellka Velinova. “Historia e artit” është një lëndë mjaft e thatë dhe e mërzitshme, por pedagogia e prezantoi në mënyrë shumë interesante dhe unë kërkova informacion për piktorët, për llojet e stileve, doja të mësoj në detaje si për nga mënyra e teknikës ashtu dhe për nga mënyra e mendimit. Dhe vendosa dhe unë të provoj. Zgjodha pikërisht macet, sepse mendoj se ato mund të pikturohen në çdo lloj stili. Kam parë mace kaçurrele me hundë të gërvishtur, të cilat u përngjajnë pikturave të Pikasos, mace të dashura dhe tepër ledhatuese si në pikturën e Klimtit... Prandaj mendoj se ato janë më të përshtatshmet."

Sfida më e madhe për piktoren është impresionizmi, sepse aty çdo një pikë pikturohet për një kohë shumë të gjatë. Për pikturat ajo ka përdorur akuarel, bojë tempera dhe kolazh, në varësi nga stili i piktorit. Kurse për të gjithë adhuruesit e tanishëm dhe të ardhshëm  Vesellka Velinova po përgatit një surprizë të re:

"Kam vendosur të bëj një pikturë në bazë të stilit të Salvador Dali, pikturë me furçë kineze, që për mua është një sfidë, sepse është një teknikë mjaft e vështirë, dua të provoj dhe gravurë. Do të mundohem të rikrijoj dhe stilin e piktorit bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri – tregon për projektet e veta të ardhshme Vesellka Velinova. Planifikoj që 12 pikturat e reja të jenë gati akoma sivjet. Unë i pëlqej macet, shpresoj që dhe ju do të mund t’i shijoni!"

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD