Piktori gjithmonë gjen në atë të cilën e pëlqen, mundësi të papritura dhe zgjidhje, kurse piktura ka kaq shumë aspekte saqë propozon një liri të pafund të eksperimenteve dhe të fantazisë. Përpara 2 vjetëve piktorja Maja Petrova njihet me një traditë të vjetër mesdhetare me rrënjë italiane – vinorel – dhe fillon të pikturojë në bazë të saj. Kjo teknikë për të pikturuar me verë është e ndërlikuar dhe jo shumë e njohur, me qenë se kërkon një punë mjaft intensive, kurse pikturat pikturohen me ngadalë dhe në mënyrë jashtëzakonisht të përpiktë.
“Kjo teknikë me të vërtetë është shumë e vjetër, por mjerisht, në kohën e sotme shumë më rrallë takohen njerëz, të cilët akoma punojnë me të – thotë Maja Petrova. Kjo është një teknikë e akuarelit dhe është e vështirë për t’u realizuar, sepse tek ajo nuk ka mundësi për rregullimin e gabimeve, siç ndodh tek bojërat e vajit, akriliket dhe teknika të tjera. Këtu duhet të jesh shumë i qëllimshëm, të dish shumë mirë çdo një hap – ku të vendosësh lulet, si të derdhësh me pika verën në mënyrë të drejtë, që të mund të ndërtosh një pamje të plotë.”
Duke mos gjetur një informatë të mjaftueshme në internet-hapësirën për këtë lloj tepër të veçantë pikturimi, Maja Petrova fillon të eksperimentojë. Vetë e zbulon mënyrën të mund të zgjedhë verërat, nëse do t’i zihej ose t’i përdorë vetëm në llojin e tyre të gjallë. Teknologjinë e zierjes e merr nga piktori spanjoll Alfonso Aguirre, i cili e avullon verën deri në formimin e një llumi të trashë dhe pikturon me të, duke e holluar me verë ose me ujë. Piktorja bullgare i pasuron ngjyrat, duke përzier varietetet e ndryshme të verës, duke arritur tonalitet të ndryshëm. Prej çfarë varen ato?
“Nga varieteti i verës dhe nga rrushi – i përgjigjet kësaj pyetjeje Maja Petrova dhe sqaron: Sa më gjatë qëndron cipa e rrushit në përpunimin e verës, kaq më intensive është ngjyra e saj. Për shembull verërat italiane kanë nuanca në vjollcë, kurse ato spanjolle janë më të kuqe në kafe. Unë nuk mundem përherë të përdor verëra të huaja, sepse janë shumë të shtrenjta, nganjëherë për një pikturë janë të nevojshme 8-9 lloje të ndryshme vere, por në Bullgari po kështu kemi verëra shumë të mira, me të cilat punoj.”
Kjo që bën përshtypje më të madhe në vinorel janë ngjyrat e pakta.
“Këtu nuk ka blu, të gjelbër, të kuqe por përmblidhemi në një tonalitet të ngjyrës kafe dhe vjollcë, sepse në varësi nga vera, përmes përzierjes me verëra të tjera, përmes hollimit me ujë, mund të fitojmë nuanca vetëm në këtë gamë. Për mua qe një sfidë e madhe të kaloj nga pikturimi shumë emocional me një larmi të madhe ngjyrash në këtë konkretizim dhe një tonalitet shumë të vogël të vinorelit” – tregon Maja Petrova.
Piktorja e konsideron artin e pikturimit me verë më tepër si të harruar, prandaj mundohet ta ringjallë në çdo lloj mënyre, në këtë numër dhe përmes kurseve.
“Në kohën tonë dinamike jemi mësuar me larminë e ngjyrave dhe njerëzit vijnë më shpesh nga kureshtja, sepse është interesante si mund të pikturosh me verë, ta përdorësh si material, dhe jo vetëm ta konsumosh. Dhe është e vështirë që kjo teknikë të mund të grumbullojë popullaritet – mendon piktorja. Arti dhe vera gjithmonë kanë qenë të lidhura dorë për dorë. Për piktorët vera gjithmonë ka qenë një frymëzim. Dhe mbase kështu është krijuar kjo teknikë-duke pirë verë, ndonjë krijues fare rastësisht ka derdhur gotën me verë mbi fletën e bardhë dhe ka vendosur të provojë, sesi mund të pikturojë me verë. Kështu të paktën e sqaroj unë këtë fakt në imagjinatën time” – me buzë në gaz përfundon Maja Petrova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..