Për të gjithë bullgarët Vasill Levski është një personalitet i shenjtë. Postulatet e Apostullit për një republikë të pastër dhe të shenjtë, për liri dhe barazi janë aktuale edhe sot e kësaj dite – 146 vjet pas vdekjes së tij tragjike.
Amanetet e Levsit janë themeli ynë i vetëm, ku mund të mbështetemi, që ta fillojmë rilindjen dhe ndërtimin e atdheut, sipas standardeve të sotme, dhe t’i vlerësojmë si bibla jonë kombëtare – thotë kryetari i Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Levski” – Vasill Vasilev.
Shpeshherë fjalët e Dhjakut tingëllojnë thjeshtë, por pa kompromis: “Atë që e kemi shkruar dhe e kemi folur dje, duhet ta kemi edhe sot para syve, që të mos tallen me punën tonë nesër njerëzit” – na ka këshilluar Levski. “Me këtë punë duhet të merren njerëz të arsyeshëm, këmbëngulës, të guximshëm dhe zemërgjerë”- këto gjithashtu janë fjalë të Apostullit.
Qëllimi ynë tani është që t’i përgjigjemi interesit gjithnjë e më të madh ndaj veprës së Apostullit dhe të tregojmë se shoqëria jonë dhe sidomos politikanët mund të mbështeten te dhiata e Levskit dhe përmes prizmit të saj të marrin vendim për veprimet e veta, thotë Vasill Vasilev. Apostulli flet edhe për domosdoshmërinë për bashkim të popullit bullgar, sepse vetëm atëherë ne mund të jemi të barabartë me popujt e tjerë evropianë. Në momentet e rralla, kur populli ynë ka qenë unik ne kemi pasur fitore të mëdha, si në fushën ushtarake, ashtu dhe në sferën sociale dhe ekonomike. Në sfondin e ndarjes së sotme politike, ekonomike, sociale, seksuale ne do të kemi gjithnjë e më shumë probleme. Apostulli thotë gjithashtu se duhet ta mbajmë mend atë të cilën e kemi folur dje. Kjo do të thotë se politikanët tanë nuk duhet të gënjejnë. Në qoftë se politikanët janë të sinqertë me njerëzit, atëherë ata do të kenë një ndikim më të madh.
Portreti i Levskit është vendosur në tryezën e punës të shumë pushtetarëve bullgarë. Mirëpo, a arrijnë ata t’i respektojnë parimet dhe amanetet e Apostullit, ose më tepër i shfrytëzojnë heronjtë kombëtarë për arritjen e dividendëve politikë?
Politikanët përpiqen të ndriçojnë me dritë të reflektuar. Në këtë mënyrë ata shpresojnë se do të shkëlqejnë edhe më shumë para zgjedhësve të vet. Për fat të keq kjo është e vërtetë dhe i përket tërë shtetit, sepse më 19 shkurt politikanët, kryetarët e bashkive, shefat e agjencive etj. flasin fjalë shumë të bukura. Të gjithë ata e citojnë Levskin dhe na thonë se çfarë heroi dhe shembulli është ai për të gjithë ne, por më 20 shkurt gjithçka është harruar. Ne kemi shansin e madh se në historinë tonë ka pasur një figurë të tillë, e cila para kaq shumë vitesh e ka përvijuar rrugën, në të cilën Bullgaria duhet të lëvizë. Vërtetësinë e fjalëve të Apostullit e ripohon edhe jeta dhe vdekja e tij tragjike.
Anëtarët e organizatës patriotike krijojnë klube “Rilindësit e rinj” në shkollat bullgare te ne dhe nëpër botë. Qëllimi i tyre është ruajtja e identitetit dhe e vlerave bullgare kombëtare.
Kauza e rilindësve të rinj është që bullgarët bashkëkohorë të njihen me shembujt dhe momentet e historisë sonë, të cilat mungojnë në librat tanë mësimorë. Përveç kësaj klubet japin mundësi për integrim dhe për krijimin e miqësive mes fëmijëve me origjinë bullgare, turke dhe rome – thotë gjithashtu Vasill Vasilev dhe shton:
Ne po shohim se në shkollë shpeshherë historia paraqitet në një mënyrë të shtrembëruar për arsye më të ndryshme. Si për shembull një fëmijë mund të kuptojë kundërshtimin mes vlerësimit të Hristo Botevit, Vasill Levskit dhe Ivan Vazovit për robërinë, të cilët kanë jetuar në po atë epokë, dhe vlerësimeve të sotme, kur kjo periudhë tragjike në historinë bullgare paraqitet si një bashkëjetesë e qetë në kuadrin e një perandorie nën pushtetin e sulltanit. Ky është një trajtim kontradiktor i historisë, i cili ka arsye krejtësisht politike.
Në kohën e Vasill Levskit mishërimi i idealit kombëtar bullgar ka qenë liria, por sot qëllimi ynë kryesor duhet të jetë zhvillimi i shtetit dhe i shoqërisë, deklaroi në përfundim Kryetari i Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Levski” Vasill Vasilev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..