Përvjetorin e 146-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar Vasill Levski do ta shënojmë në tërë vendin me ceremoni përkujtimore. Nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrë pjesë në programin e parashikuar në qytetin e lidjes së Apostullit – Karllovo (Bullgari Qendrore). Në qytetin Breznik (Bullgari Perëndimore) do të inaugurohet monumenti i ri i Levskit. Në ceremoni atje do të marrë pjesë trupa e gardës kombëtare.
Vasill Levski është i njohur si Apostulli i Lirisë bullgare për shkak të veprimtarisë së tij të gjerë organizative për krijimin e rrjetit të komiteteve revolucionare, të cilat përgatitin revolucionin mbarëkombëtar kundër zgjedhës osmane. Ëndrra e tij është “republika e pastër dhe e shenjtë”, në të cilën të gjithë njerëzit kanë të drejta të barabarta, pavarësisht nga kombësia apo feja e tyre. Pasi është kapur policia turke e ka varur në Sofje më 18 shkurt 1873 në moshën 35-vjeçare.