Dokumentari në disa seri “Zoti është me ne”, i cili tregon për historinë e Mbretërisë së Tretë Bullgare (1878-1946), do të mbledhë adhuruesit e kinemasë më 23 shkurt në “Pallatin” e qytetit bregdetar Ballçik. Në këtë ngjarje shikuesit do të takohen me regjisorin e filmit Stepan Poljakov, kurse me lidhje online do të shikojnë dhe autorin e muzikës së tij Mitko Shterev.
Dokumentari është xhiruar në 35 qytete, në 15 shtete dhe në disa nga pallatet më të shquara në Evropë. Në këtë vepër – pjesë e historisë së Bullgarisë autorët kanë përdorur materiale autentike arkivore – kinematografike dhe fotografike. Në “Sallën e Gurtë” të “Pallatit” do të projektohen pesë seritë e dokumentarit.30 vjet më vonë sërish në shtëpi! Pikërisht kjo po ndodh me trupën e ansamblit më të vjetër bullgar folklorik në Amerikën Veriore, "At Paisij", pranë Qendrës Kombëtare, Arsimore dhe Kulturore Bullgaro-Maqedonase (BMNECC) në qytetin amerikan Pittsburgh,..
Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila pasqyron njohuritë për Hapësirën nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe shqyrton mitologjinë, besimet..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..
Festivali i veçantë veror i Wagner-it, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës në Bullgari, fillon këtë vit më 26 qershor me premierën e operës..