Dokumentari në disa seri “Zoti është me ne”, i cili tregon për historinë e Mbretërisë së Tretë Bullgare (1878-1946), do të mbledhë adhuruesit e kinemasë më 23 shkurt në “Pallatin” e qytetit bregdetar Ballçik. Në këtë ngjarje shikuesit do të takohen me regjisorin e filmit Stepan Poljakov, kurse me lidhje online do të shikojnë dhe autorin e muzikës së tij Mitko Shterev.
Dokumentari është xhiruar në 35 qytete, në 15 shtete dhe në disa nga pallatet më të shquara në Evropë. Në këtë vepër – pjesë e historisë së Bullgarisë autorët kanë përdorur materiale autentike arkivore – kinematografike dhe fotografike. Në “Sallën e Gurtë” të “Pallatit” do të projektohen pesë seritë e dokumentarit.Për të dhjetin vit radhazi, festivali "Përditshmëria e Tërnovgradit Mesjetar" do të mbledhë nga 6 deri më 8 qershor pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës, për të rikrijuar ngjarjet historike dhe jetën e përditshme të qytetit ashtu siç kanë qenë..
Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të tij, ne transferohemi pas në kohë dhe më saktësisht në shekullin e..
Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..
Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet..