Ah, çfarë gjëra ka në sëndukun e gjyshes! Shami koke lara-lara prej mëndafshi! Jelekë prej kadifeje me lule të arta! Fustane të bukura. Me të gjitha këto ajo vishej kur ishte e re!
Tregimi “Sënduku” i shkrimtares së fëmijëve Dora Gabe ndryshoi jetën e klasës së dytë të Shkollës së Mesme “Vella Bllagoeva” në qytetin Veliko Tërnovo. Kjo është klasa e parë, e cila punon mbi projektin “Eja në shkollë me tabletë në dorë”, qëllimi i të cilit është të zhvillojë aftësi të shekullit të 21 nëpërmjet mësimit ndërdisciplinor mbi bazë të projekteve dhe pa manuale. Tema është “Bullgaria ime” dhe përderisa mësuesja e klasës Darinka Petrusheva kërkon me çfarë të tërheqë vëmendjen e nxënësve, fëmijët kujtojnë, se në shtëpitë e tyre gjithashtu ka sëndukë të tillë. Atëherë lindi ideja për projektin “Veprimtari zbuluese”.
Vendosa që t’u drejtoj fëmijëve sfidën të hapin sëndukët dhe të shikojnë se çfarë ka në ta, të zbulojnë sende dhe veshje të lidhura me të kaluarën e farefisit – tregon Darinka Petrusheva. – Nuk prita, se ata do të mbajnë aq shumë sende, se do të zbulojnë aq shumë gjëra të bukura më se 100 vjeçare.
Pothuajse të gjithë fëmijët sollën në shkollë petka të vjetra popullore të krahinave të ndryshme të Bullgarisë. Zile, enë prej druri për ujë, pafta prej argjendi, çorape të endura laramane, monedha nga shekulli i kaluar, orë xhepi, stoli – të gjitha ato dhe të tjera fëmijët zbuluan në sëndukët e stërgjyshërve.
Jemi të ndarë në grupe dhe punojmë së bashku në ekip. Në dhomën e klasës kemi një multimedia dhe së shpejti presim edhe tabletë. Kërkojmë informacion mbi temën e caktuar në Internet dhe regjistrojmë më të rëndësishmen – tregon 8-vjeçari Aleks. – Nga sënduku i gjyshes solla një kuti për stoli, pantofla dhe mbulesa të qëndisura.
Në sëndukun e gjyshes Katerina zbuloi mbulesa dhe petka me qëndisma të ndryshme të punuara nga gjysja.
Që kur ishte fëmijë nëna e gjyshes sime e mësonte të qëndisë. Ato janë mbulesa për tavolinë kryesisht të qëndisura me ojna të llojllojshme. Tani gjyshja dhe nëna më mësojnë edhe mua të qëndis dhe punoj kryesisht goblenë të vogël – tregon Katerina.
Me ndihmën e gjyshes dhe nënës Vilisllav gjeti një veshje popullore shumë të vjetër, gjë për të cilën tregon:
Kjo veshje është nga rajoni i qytetit Pleven dhe është më se 120 vjeçare. Stofi nga i cili është i punuar është i endur me dorë. Ajo është në ngjyrat tipike të mbyllëta për këtë rajon. Në familjen tonë ka traditë që kjo veshje popullore t’i dorëzohet nuses nga vjehrra. Kjo traditë vazhdon edhe më sot.
Entuziazmi i fëmijëve pushton edhe familjet, gjë për të cilën fëmijët tregojnë: Në dhjetor erdhi gjyshja ime dhe u tregoi bashkënxënësve mënyrën tradicionale për brumosjen e kulaçit. Pas kësaj të gjithë bëmë nga një figurë prej brumi për kulaçin dhe i piqem – tregon Deni.
Kur erdhi nëna ime na tregoi për Trofin Zarezanin – Trifon Krasitësin, për vjelësen e parë Kina Gërbova – gruaja e parë e cila mund të shihet në kartëmonedhën nga 2 leva – tregon Nikoll. – Në sëndukun e gjyshes zbuluam heqla dhe mbulesa të vogla, shumë të bukura.
Në përfundim të projektit të gjitha sendet e zbuluara do të prezantohen në një ekspozitë. Krahas kësaj fëmijët do të ruajnë në sëndukët e tyre të vogël gjithçka punuar gjatë vitit shkollor. Tani për tani në ta ka kartolina me qëndisma të larmishme, harta e Bullgarisë, portrete të revolucionarëve dhe të iluministëve bullgarë dhe fleta ku regjistrojnë veprimet me të cilat do të bëhen më të mirë. Cili është mësimi më i rëndësishëm të cilin duhet të dinë fëmijët?
Të respektojnë amënoren dhe farefisin, të dinë për Bullgarinë, Vet ata të zbulojnë çfarë është Atdheu për ta – është e bindur Darinka Petrusheva.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..