Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zërat në përkrahje të lirisë” paraqet jehonën e shuarjes së Kryengritjes së Prillit ndër bashkësinë ndërkombëtare

Çfarë është çmimi dhe çfarë është rruga e Bullgarisë deri në Çlirimin e saj nga zgjedhja pesëshekullore turke gjatë vitit 1878? Përgjigjet i gjejmë në artikuj të mbledhur nga shtypi botëror në mbrojtje të bullgarëve pas Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876. Dhuna gjatë shuarjes së saj është përshkruar nga dhjetëra gazetarë, shkrimtarë, figura publike dhe shkencëtarë në mbi 200 gazeta dhe afro 3000 materiale. Në vigjilje të festës sonë kombëtare, 3 marsi, një pjesë e këtyre dëshmive janë prezantuar në ekspozitën dokumentare “Zërat në përkrahje të lirisë” në foajenë e administratës së qarkut në Dobriç me bashkëpunimin e Muzeut Historik Regjional.

Kryengritja e Prillit e bullgarëve tronditi tërë Evropën në atë kohë – vuri në dukje Nadezhda Ivanova nga Muzeu Historik Regjional në Dobriç. – Sakrifica e tyre i provokoi njerëzit për të deklaruar qartë se ky popull i mjerë në Ballkan nuk meriton një fat të tillë.

Ndër trashëgiminë letrare të muzeut në Dobriç spikatin dëshmitë e gazetarit JanuariusMacGahanpassë ashtuquajturës “Masakra e Batakut”. “Pak lotë kishte në këtë vuajtje të madhe. Kjo ishte një dhimbje e thatë, e rëndë, e dëshpëruar. Burimi i lotëve u tha para disa javësh, por dhimbja po mbetet... Qarja e grave dhe fëmijëve na ndiqnin kudo që të shkonim. Unë besoj se nuk do ta dëgjojë kurrë qarjen e tyre, që ngrihej që deri në qiell.

Pikërisht këto letra – korrespondenca të të dërguarit të Daily News, e provokuan burrin e shtetit William Gladstone për t’i bërë thirrje shoqërisë: Kjo që ndodh në Bullgari ripohon domosdoshmërinë për shtete të bashkuara evropiane. Le t’u vëmë fund perandorive-vrasëse. Le të asgjësojmë fanatizmin dhe despotizmin.  


Kundër gjenocidit të bullgarëve u ngritën edhe Garibaldi, Turgenev, Victor Hugo dhe Jules Verne. Ndërsa diplomati rus në Turqi, princi Aleksej Tseretelev, i cili ishte dëshmitar i ngjarjeve dhe i dëshpërimit të madh të bullgarëve pas kësaj, nënvizoi: Shpëtimi mund të vijë vetëm nga jashtë. A duhet të flasim se bullgarët shpresojnë te mbreti rus dhe kisha ortodokse e Rusisë.

Pranë zërave të këtyre personaliteteve në ekspozitë lartësohet edhe zëri i Dostojevskit të madh:

E dimë se e krahasojnë me kambanën, e cila na alarmonte për gjithçka, thotë zonja Ivanova. Shumë personalitete të shquara dhe njerëz me bindje të majta – të gjithë ata ishin në anën e bullgarëve. Jehona madje arriti përtej oqeanit dhe kur gazetarët, atashetë ushtarakë dhe përfaqësuesit e shteteve të ndryshme erdhën në Bullgari, plagët e Kryengritjes së Prillit ende nuk ishin mbyllur.

Sipas fjalëve të Ndazhda Ivanovës këto plaga ende mbahen mend, sepse këto janë sakrificat më të shtrenjta të popullit bullgar në emrin e një gjëje kaq të madhe, kaq të rëndësishme siç është liria.

Sot ka shumë shkencëtarë dhe historianë, të cilët debatojnë, ka edhe shumë njerëz të rinj, të cilët vijnë në muze dhe na bëjnë pyetjen: “Në qoftë se tani duhet të ngrihemi të gjithë nën flamujt e një revolucioni të përbashkët, sa prej nesh do ta sakrifikonin jetën në emrin e lirisë?” Ndoshta pikërisht ky është edhe qëllimi i ekspozitës sonë – t’i provokojmë vizituesit për të menduar për lirinë e tyre. Shpeshherë ne e konsiderojmë si diçka të dhënë, ndërsa ajo është fituar me koston e shumë sakrificave. Njerëzit e kanë braktisur çdo gjë, kanë sakrifikuar jetën e tyre në emrin e së mirës së përbashkët.

Ekspozita në administratën e qarkut në Dobriç do të vazhdojë deri në fund të prillit, kur do të shënojmë përvjetorin e 143 të Kryengritjes së Prillit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: dobrich.government.bg










Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD