Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikantë të dashur bullgarë në maratonën tradicionale “E dua muzikën bullgare”

Dita e Çlirimit të Bullgarisë 3 mars shënohet solemnisht në mbarë vendin. Kjo ditë e shënuar është edhe shkasë për festë të madhe të kulturës kombëtare muzikore. Maratona tradicionale “E dua muzikën bullgare”, organizuar nga udhëheqja e Filarmonisë së Sofjes dhe Kompleksit të Koncerteve “Bëllgaria”, prapë do të zhvillohet më 3 mars. Tërë ditën qindra muzikantë nga gjenerata të ndryshme do të prezantojnë vepra të dashura bullgare. Në programin e pasur lexojmë emrat e formacioneve dhe orkestrave të njohura të dhomës, koreve dhe grupeve folklorike... Maratona do të përfundojë me një koncert nën drejtimin e dirigjentit Sllavill Dimitrov. Prej tij mësojmë më shumë hollësi për programin 12-orësh:

Në të gjitha skenat e Kompleksit të Koncerteve “Bëllgaria” do të tingëllojë muzikë bullgare. Një pjesëmarrje të gjerë do të kenë Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”. Maratona e tyre fillon në sallën e dhomës “Bëllgaria” në orën 10 dhe do të përfundojë pak para koncertit përfundimtar. Në orën 12.30 fillojnë koncertet në sallën e madhe. “Filharmonika” – kuarteti më i ri në Bullgari do të bëjë debutimin e tij në këtë skenë prestigjioze. Programi do të jetë shumë i pasur dhe përfshin gjini të llojllojshme. Në skenë do të dalin edhe “Gjyshet e fshatit Bistrica” – një grup i njohur folklorik për këndim autentik në dy zëra. Kori i Burrave “Guslla” (formuar në vitin 1924) do të hapë maratonën në sallën e madhe. Edhe Kori Akademik “Angell Manollov” me dirigjente Darena Popova, kori “Nusha” me dirigjente Neli Andreeva, Kori i Përzier i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjente Ljubomira Aleksandrova gjithashtu do të përfshihen në maratonë. Me Korin Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe kori “Vanja Moneva  do të prezantojmë një program të përbashkët, në të cilin muzika bullgare prezantohet në tri aspekte- folklorike, ortodoksale dhe klasike. Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë vepra të kompozitorëve bullgarë si Krasimir Kjurkçijski, Filip Kutev, Aleksandër Tanev, Ivan Spasov, Georgi Andreev etj. Në final parashikohet koncerti i Filarmonisë së Sofjes, Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe Korit Filarmonik të Fëmijëve. E kam nderin dhje privilegjin të drejtoj këtë koncert. Sipas traditës koncerti i fundit është ai i Big Bendës së Radios Kombëtare Bullgare në sallën e madhe. Shpresoj, që secili do të zbulojë diçka nga muzika e dashur bullgare. Jam i bindur, se njerëzit do të arrijnë të zbulojnë autorë dhe vepra të reja të panjohura për ta.

Përgatiti në Shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Biljana e bukur"

DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..

botuar më 25-01-17 1.25.MD

"Fuego Del Amor" - kënga e parë e një artisti bullgar me familjen e Gypsy Kings

Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..

botuar më 25-01-16 6.25.PD

“Loti i fundit” i këngëtares Mihaella Fileva

Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..

botuar më 25-01-15 8.10.PD