Sipërmarrësit kinezë në Bullgari i drejtohen më tepër rritjes së grurit, misrit dhe rrushit. Për shembull kompania e biznesmenit të ri Cën Con zotëron mbi 4 000 hektarë me rrush në rajonin e qytetit Llom /në Bullgarinë Veriperëndimore/. Ai e ka blerë tokën me vreshtat aty përpara 5 vjetëve, pa pasur përvojë në këtë lloj veprimtarie.
“Erdhëm këtu, u ngjitëm në vendin më të lartë, pamë Danubin dhe atëherë e vendosëm”, sqaron Cën Con. Në fund të vitit të kaluar Con filloi dhe prodhimin e verës bullgare, të cilin e eksporton për në tregun kinez. Planifikon që deri më 2 vjet të ketë dhe kantinë të vet. “Në fund të vitit të kaluar eksportuam 40-50 mijë shishe, tani do të ketë akoma dërgesa të tjera”, shton ai. Sipas ekspertëve investitorët kinezë janë të tërhequr nga taksat e ulëta tek ne.
“Mungesa e një industrie të rëndë çon deri tek konkluzioni se vendi ynë është ekologjikisht i pastër. Praktikisht këtu mund të prodhohen produkte me tregues shumë të lartë sa i përket cilësisë”, sqarojnë nga Qendra për inkurajimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, cituar nga një televizion privat kombëtar bullgar.
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe..