Me rastin e 8 marsit Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha organizoi në hollin kryesor të ambasadës një takim të grave shqipfolëse që jetojnë në kryeqytet. Ndër të ftuarit ishin përfaqësuese të rretheve universitare, ish-diplomate, bashkëshortet e diplomatëve aktual nga Shqipëria dhe Kosova, shqiptare, të cilat prej vitesh jetojnë me familjet e tyre në Sofje dhe zhvillojnë biznese kështu, gazetare, studente. Ishte e pranishme bashkëshortja e veprimtarit të madh të kulturës shqiptare Thoma Kacori Violeta Kacori.
Znj. Hoxha shprehu gatishmëri për organizimin e takimeve të tilla në të ardhmen me qëllim shkëmbimin e ideve për aktivitete të ndryshme për promovimin e Shqipërisë në Bullgari, për krijimin e një komuniteti më të fortë dhe më aktiv shqiptar dhe për forcimin e kontakteve mes njerëzve të lidhur në mënyra të ndryshme me Shqipërinë dhe Kosovën.
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..