BirdLife International dhe Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve fillojnë një fushatë për mbikëqyrjen e migracioneve të shtatë llojeve të shpendëve – Lejleku i bardhë (Ciconia ciconia), Shqiponja Perandorake e Lindjes (Aquila heliaca), Kali i qyqes (Neophron percnopterus), Huta grenxangrenese (Pernis apivorus), Shkurta (Coturnix coturnix), Turtullesha (Streptopelia turtur) dhe Bilbilth kokëzi (Sylvia atricapilla).
Iniciativa “Shtatë të mrekullueshmit – Flight for Survival” zbulon rreziqet, si qitja, kurthet, helmet, me të cilat shpendët ndeshen çdo ditë gjatë rrugës së tyre të gjatë. Ajo është krijuar nga BirdLife Evropa dhe Azia Qendrore për rritjen e informimit sa i përket vrasjes së paligjshme të shpendëve në Itali, Kroaci, Qipro, Greqi, Egjipt, Liban, Hungari dhe Bullgari, si dhe për veprimtaritë ekologjike të lidhura me mbrojtjen e kësaj dukurie.
Mbi 25 mijë shpendë shtegtarë vriten paligjshëm çdo vit. Prandaj ka nevojë për ruajtjen e tyre nga ana e institucioneve dhe organizatave nga mbarë bota. Çdonjëri mund të përfshihet në fushatë, po të përhapë informacion për të dhe për rreziqet, të cilat i kërcënojnë shpendët shtegtarë, si dhe po të bëjë dhuratë për ruajtjen e “shtatë të mrekullueshmëve” në sajtin www.flightforsurvival.org.
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..