Kontrata martesore është diçka e re në legjislacionin bullgar. Si një institut i drejtësisë familjare është aplikuar më 1 tetor 2009 me hyrjen në fuqi të Kodit të ri të Familjes. Deri atëherë çdo gjë e fituar gjatë kohës së martesës është konsideruar si pronë e përbashkët.
"Kontrata martesore u jep mundësi bashkëshortëve të tanishëm ose atyre të ardhshëm të rregullojnë midis tyre çështjet e pronësisë së blerë gjatë kohës së martesës, si dhe gjatë ndërprerjes së martesës – thotë Julita Jankova, këshilltare ligjore në një shoqëri avokatësh. Në këtë mënyrë ata mund të vendosin se si të menaxhojnë pronën e fituar gjatë kohës së martesës dhe kush ta fitojë. Dhe më e rëndësishmja: Kush dhe cilën pronë të fitojë, në qoftë se kjo martesë ndërpritet. Përmes kësaj kontrate ata mund t’i shmangen procesit të gjatë dhe të rëndë gjyqësor rreth ndarjes së pronësisë të përbashkët, duke ju shmangur tensionit dhe mosmarrëveshjeve mes palëve dhe shpenzimeve të mëdha, të cilat e shoqërojnë këtë proces."
Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit, të siguruara posaçërisht për Radio Bullgarinë për periudhën 2009-2018 janë lidhur 4 526 kontrata martesore. Vetëm për vitin 2018 kanë qenë 943 ose me 317 më shumë nga viti i mëparshëm, në sfondin e numrit të martesave civile, rreth 26 000 në vit. Cilat janë shkaqet më të shpeshta për lidhjen e një kontrate martesore?
"Një nga shkaqet është kultura e rritur dhe në veçanti kultura financiare e qytetarëve – mendon Julita Jankova. Njerëzit gjithnjë e më shpesh mendohen sesi të mund të mbrojnë pronën e vet. Me këtë kontratë ndarja bëhet shumë shpejt dhe pa probleme, kurse presioni shoqëror mbi personat në divorcet, nuk është dhe kaq i fort. Prandaj është e shpjegueshme që njerëzit të mendohen më herët për pasojat nga divorci dhe nga ndërprerja e martesës."
Qytetet, në të cilat lidhen më shumë kontrata martesore, janë Sofja, Varna, Plovdiv, Burgas dhe Pleven. Nuk ka një moment të drejt ose të gabuar për nënshkrimin e një kontrate martesore. Këshilltari ligjor rekomandon që kjo të bëhet pas lidhjes së vetë martesës, kur ka një qartësi më të madhe, se cila do të jetë gjendja e pronësisë të dy bashkëshortëve dhe se çfarë do të fitojnë bashkë. Me marrëveshje dhe në varësi nga interesat e të dyja palëve, kontrata mund të ndryshohet në çdo kohë dhe të ndërpritet me shpërbërjen e martesës. Sipas Julia Jankovës mungon një profil konkret të njerëzve, të cilët zgjedhin të nënshkruajnë kontratën martesore.
"Këta janë më shpesh persona, të cilët gjatë kohës së martesës tanimë kanë fituar një farë pronësie, të cilën duan ta ndajnë midis tyre. Në qoftë se kontrata martesore lidhet përpara martesës, këta janë njerëz në një moshë më të pjekur, kanë biznes të vet personal ose një pronë personale të grumbulluar. Më rrallë një kontratë të tillë e zgjedhin njerëzit e rinj, të cilët për herë të parë hyjnë në këtë lidhje, me qenë se deri në këtë moment të lidhjes së martesës akoma nuk është e qartë se në çfarë përmase do të jetë prona, por mbase dhe tek ata ndjenja romantike është në një shkallë më të lartë. Mjaft e përhapur është lidhja e kësaj kontrate midis bashkëshortëve nga kombësi të ndryshme, për t’u shmangur çdo lloj kundërshtimesh në ligjet" – sqaron Julita Jankova.
Kontrata martesore bëhet gjithnjë e më e njohur, pavarësisht se rreth saj në opinionin bullgar akoma ekzistojnë disa paramendime:
"Një nga mendimet kryesore të gabuara është se, kontrata martesore e materializon dashurinë midis bashkëshortëve, se përmes saj materialja dhe paratë vihen mbi dashurinë dhe anën shpirtërore – sqaron Julita Jankova. Por, sipas meje është krejt e kundërta – kontrata martesore është shprehje e respektit midis bashkëshortëve dhe është një mundësi që në një mënyrë të ndryshme të zgjidhen çështje, të cilat janë pjesë e jetës së përbashkët ose e shpërbërjes së saj."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe arkiv personal
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..