Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

“Plovdivi i Lashtë” feston gjysmë shekulli me një program të pasur gjatë muajit prill

10
Shtëpia e Ballabanovit

Një nga emblemat e kryeqytetit aktual evropian të kulturës – Plovdivit, është pjesa e tij e vjetër, ku ka shumë objekte të lashta. E vendosur mbi tre prej kodrave në qytet, lagja Plovdivi i Vjetër është vendi, ku bashkëjetojnë monumente të shumta antike dhe mesjetare,  Shumë interesante janë dhe shtëpitë, të ndërtuara në këtë pjesë të qytetit gjatë periudhës së shekujve 18 dhe 19 prej tregtarëve të pasur. Pas fasadave të rinovuara, ka një histori, të cilën ia vlen që ta tregojmë.

Ajo fillon më 1 prill 1969, me krijimin e Institutit Bashkiak “Plovdivi i Lashtë”. Në sajë të përpjekjeve shumëvjeçare të personaliteteve, të cilët kanë lënë gjurmë  të shquar në historinë e Plovdivit, trashëgimia e qytetit të vjetër pak nga pak e rikthen bukurinë e vet. Që nga krijimi i tij, deri më sot, rezervati arkitekturor është qendra e jetës kulturore dhe e bohemës së qytetit, dhe është një nga destinacionet më të njohura turistike në Bullgari. Rivendosja e kësaj pjese të qytetit deri në një farë shkalle i dedikohet punës këmbëngulëse dhe të palodhur të intelektualit të njohur të qytetit Atanas Krëstev, i cili gjatë vitit 1958 shikon potencialin e madh për zhvillim të pjesës së vjetër të qytetit që atëherë ka qenë në gjendje shumë të keqe.

Në periudhën 1969-1986, Krëstevi ai është menaxheri i Qytetit të Vjetër dhe me ndihmën e ekipit të vet, krijon muzetë e piktorit Zllatju Bojaxhiev dhe të botuesit të parë në Bullgari Hristo G. Danov.

Shtëpia e Danovit

Në këtë periudhë shkëlqimin e vet e rikthejnë dhe disa nga shtëpitë emblematike - “Nedkoviç”, “Hindlijan”, “Birdas” si dhe shtëpia e Ballabanovit.

Shtëpia „Hindlijan“

Për personalitetet, të cilat janë lidhur me rilindjen e tyre, tregon Donka Nallbantova – drejtuesja e degës “Politika kulturore dhe shërbimi informativ” pranë Institutit “Plovdivi i Lashtë”.

"Përveç Atanas Krëstevit, në këtë grup merr pjesë dhe arkitekti Petko Kekemanov, arkitektja Vera Kollarova, Elena Uzunska, Xhovani Dimitrov. Këta janë njerëzit, të cilët e kanë bindur kryetarin e atëhershëm të bashkisë së qytetit Plovdiv, se këto shtëpi, të cilat janë në shkatërrim e sipër, mund të kthehen në rezervat arkitekturor dhe në një vend emblematik për qytetin dhe për tërë Bullgarinë. Shtëpia e parë e restauruar është ajo e njohur si shtëpia “Nedkoviç”. Për restaurimin e saj ata kanë përdorur fotografi arkivore dhe kanë udhëtuar nëpër të gjithë vendin, që të kërkojnë mobilie dhe mbulesa dyshemeje, të cilat t’i përshtaten epokës."

Shtëpia „Nedkoviç“

Sipas Nallbantovës që të gjitha shtëpitë  janë restauruar në mënyrë të shkëlqyerdhe pastaj janë hapur për vizitorët, kurse në to organizohen dhe shumë ngjarje kulturore. Në lidhje me 50 vjetorin e krijimit të institutit “Plovdivi i Lashtë”, në fillim të prillit u hap ekspozita e piktorit me rëndësi të madhe për Qytetin e Vjetër – Kosta Forev. Ekspozita  mund të shihet në shtëpinë e Ballabanovit deri më 16 maj.

Mes ngjarjeve të larmishme në programin tonë jubilar duam të rikujtojmë se pjesa rilindëse e qytetit Plovdiv është dhe një qendër e pasur shpirtërore , tha përpara Radio Bullgarisë Donka Nallbantova:

“Në të po zhvillohen ekspozita të shumta, konferenca shkencore, spektakle teatrale dhe një konkurs letrar, kushtuar shkrimtarit të madhe bullgar Nikollaj Hajtov. Shkaku është 100 vjetori nga lindja e shkrimtarit, si dhe fakti se, jeta e tij është lidhur me Qytetin e Vjetër. Fillimi i festimeve  tek ne është i caktuar më 22 prill. Atëherë do të hapim ekspozitën “Karikaturat e Dimovskit dhe heronjtë e Hajtovit” dhe do të shpallim konkurs letrar për shkrimin e esesë mbi një mendim të dashur të Hajtovit – “Mund dhe të mos arrish të ngresh malin, por ja vlen që të provosh”. Gjatë muajit shtator do të kemi akoma ekspozita, si dhe një premierë të librit të ri të vajzës së shkrimtarit Elena Hajtova-Gigova.

Më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet Arkeologjike, do të hapet ekspozita, kushtuar mozaikut modern – ky është një art i trashëguar nga periudha romake, shembuj të të cilit akoma ruhen në disa prej godinave në rezervatin arkitekturor.

Në shtëpinë e Ballabanovit do të tregohen 90 krijime të 40 autorëve prej 12 shteteve. Për ditën tjetër është parashikuar dhe një konferencë, kushtuar historisë së mozaikut dhe përfshirjen e tij  në shtëpinë moderne dhe në hapësirën e qytetit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bg.wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD