Gjatë vitit 1995 UNESKO-ja e përcakton datën 23 prill për ditë botërore të librit dhe të së drejtës prej autori. Në Bullgari në këtë ditë zhvillohen një sërë iniciativash të drejtuara inkurajimit të leximit, më në veçanti mes fëmijëve dhe të rinjve. A lexojnë bullgarët dhe a ka letërsi të vlefshme në Bullgari? Këtyre pyetjeve si dhe pyetjeve të tjera u përgjigjet drejtori i Qendrës Kombëtare të Librit në Pallatin Kombëtar të Kulturës dhe i Klubit Letrar “Pena” Svetllozar Zhelev.
"Gjatë viteve të fundit ka me të vërtetë një rritje të madhe dhe zhvillim në letërsinë moderne bullgare. Gjithmonë kemi pasur tregimtarë të shkëlqyer, shkrimtarë dhe poetë të shquar, por gjatë viteve të fundit cilësia me të vërtetë u rrit, mbase dhe për shkak të komunikacionit me letërsinë e huaj. Në këtë moment ka një rilindje në letërsinë bullgare" – mendon Svetllozar Zhelev.
Statistika tregon se Bullgaria zë një nga vendet e fundit në Bashkimin Evropian për nga numri i librave të lexuar në vit, pavarësisht se vetëm gjatë vitit 2017 shtëpitë botuese bullgare kanë ofruar pothuajse 9 000 tituj të rinj. A janë në nivelin e autorëve perëndimorë shkrimtarët bullgarë?
"Shumica prej tyre janë shumë më të mirë sesa shumë nga shkrimtarët perëndimorë! – është i bindur Svetllozar Zhelev. Mendoj se niveli i letërsisë bullgare është jashtëzakonisht i lartë dhe kjo duket nga pritjet e përkthimeve të autorëve bullgar jashtë shtetit, nga artikujt e mrekullueshëm kritikë, të cilët dolën në mediet më të mëdha evropiane për romanet e Gjeorgji Gospodinovit, Alek Popovit, Milen Ruskovit, Teodora Dimovës, Vlladimir Zarevit e të tjerë. Për mua nihilizmi kundrejt letërsisë bullgare , i cili sundonte gjatë viteve 90 e këtej të shekullit të kaluar, prej kohe qe evituar dhe njerëzit panë se shkrimtarët bullgarë nuk janë jo vetëm më të këqij nga kolegët e vet të huaj, por dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë më të mirë. Kemi shkrimtarë të shkëlqyer, të cilët me të vërtetë janë krenari për çdo një letërsi kombëtare."
Fushata “Marshimi i Librave”, në të cilën personalitete të njohura lexojnë nëpër kopshte dhe shkolla; “Maratona e leximit” me programe të larmishme dhe vizita të fëmijëve nëpër biblioteka, konkursi kombëtar “Perla magjike”, në të cilin fëmijët bullgarë zgjedhin një libër të vet të dashur për fëmijë; “Festa e librit për fëmijë”; lexime dhe takime me autorët në Qendrën Kombëtare të Librit dhe në klubin “Pena” – këto janë vetëm një pjesë e aktiviteteve, të cilat e inkurajojnë interesin e fëmijëve ndaj leximit të librave.
"Gjithmonë nuk i kam pranuar pohimet e kolegëve dhe të medieve, se të rinjtë nuk lexojnë – shënon Svetllozar Zhelev. Fare nuk e ndaj këtë mendim. Shikoj njerëz të rinj tepër seriozë, nxënës me njohuri letrare tepër të larta. Natyrisht, duhet të vazhdojmë t’i nxitim të rinjtë që të lexojnë gjithnjë e më tepër libra të ndryshëm dhe gjithnjë e më të mirë, t’u krijojmë atë respekt ndaj librit, i cili vite të tëra me radhë sundonte në Bullgari. Leximi është modern, por ne duhet të vazhdojmë me po këtë forcë, mbase dhe me një fuqi edhe më të madhe të provokojmë të rinjtë të lexojnë."
Svetllozar Zhelev është kategorik se libri elektronik asnjëherë nuk do të shtyjë dhe të zëvendësojë variantin letrar. Ja përse:
"Ato të dyja fare nuk janë në konkurrencë. Pyetja “a do të hajë miu librin” për mua asnjëherë nuk ka ekzistuar. Libri elektronik ose audio-librat janë thjesht një variant i librit , një formë tjetër. Me rëndësi më të madhe është përmbajtja. Gjatë viteve të fundit po vihet re një vonim i konsiderueshëm i rritjes së shitjeve të librave elektronikë, kështu që mendoj se vdekja e librit prej letre është mjaft e stërmadhuar. Mundësia që çdonjëri të mund të zgjedhë se kush mbartës është më i përshtatshëm dhe komod për të, është thjeshtë edhe një plus që më shumë njerëz t’i drejtohen leximit" – mendon Svetllozar Zhelev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..