Zëdhënësja e Komisionit Evropian Mina Andreeva deklaroi se po monitorohet me vëmendje të posaçme skandali me shtëpitë e qeveritarëve me poste të larta në Bullgari, për ndërtimin e të cilave janë përdorur mjete evropiane. Zv/Ministri i ekonomisë Aleksandër Manolev tashmë dha dorëheqje pas publikimeve se është pronar i një vile në rajonin e qytetit Sandanski (Bullgari Jugperëndimore), ndërtimi i së cilës është financuar me para të ofruara nga Brukseli në kuadrin e një programi për ndërtimin e bujtinave në rajone rurale. Jo Komisioni Evropian është institucioni, i cili heton drejtpërsëdrejti mënyrën, në të cilën janë bërë shpenzimet e subvencioneve. Këtë e bëjnë autoritetet kompetente bullgare. “Për këtë çështje po zhvillohet hetimi dhe ne do të kontrollojmë në mënyrë të përpiktë rezultatet e tij”, shtoi Mina Andreeva.
Kompania Kombëtare "Infrastruktura Hekurudhore" po përgatit një lidhje të re hekurudhore të elektrifikuar deri te pika kufitare në Lesovo. Kjo do të përmirësojë lidhshmërinë dhe kapacitetin e trafikut midis Bullgarisë dhe Turqisë, njofton kompania...
Mbi 40 shtëpi botuese dhe më shumë se 30 takime me autorë do të zhvillohen gjatë festivalit “Me një libër në plazh” 2025, i cili do të mbahet në Burgas, nga 13 deri më 17 gusht, përgjatë shëtitoreve përpara Qendrës Ekspozuese “Flora”. Programi i..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në Sofje - 18°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në Rrafshin e Danubit dhe në rajonet lindore të vendit - erë e moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje..
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së,..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..