“Ushtria është krejtësisht e domosdoshme. Kjo është një nga shtyllat e shtetit. Në qoftë se nuk ka ushtri dhe mbrojtje, shteti nuk ka sesi të ekzistojë”, deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare shefi i mbrojtjes gjenerali Andrej Bocev. Intervista qe në lidhje me 15 vjetorin e anëtarësisë së Bullgarisë në NATO dhe në prag të Festës së Trimërisë – 6 maj.
“Për 15 vjet në NATO rreth 14 500 ushtarakë kanë marrë pjesë në misione jashtë kufirit”, rikujton gjenerali Bocev. Ky është fitim i përvojës, i aftësisë dhe punës në ekip, tha ai, por pohoi se për këtë periudhë rekomandimi i vetëm, i cili është kryer nga ushtria jonë /të jetë e vogël, moderne dhe mobile/, është që ajo të jetë e vogël. Që të mund të bëhet ushtria bullgare moderne, gjenerali Bocev mbështetet tek projektet për modernizim me vlerë rreth 4 miliardë leva, të cilat duhet të realizohen gjatë 10 vjetëve në vijim.
“Kemi 3 projekte të mëdha për tri llojet e forcave të armatosura. Ka dhe projekte mjaft më të vogla, të cilat nuk kërkojnë resurs dhe kaq të madh. Që të gjitha ato janë të drejtuara ndaj forcave ekzistuese” , theksoi gjenerali Bocev dhe nënvizoi se, projekti për Forcat Tokësore ka dalë shumë më i ndërlikuar nga e pritura, për shkak të mungesës së metodologjisë dhe të specialistëve në ministritë e mbrojtjes dhe të ekonomisë. Shefi i mbrojtjes shprehu shpresën se deri më 4 vjet ushtari bullgar do të jetë i pajisur, ashtu siç janë të pajisur dhe nëpunësit e tjerë ushtarakë nga NATO-ja, “që të mund të ketë vetëdije dhe të ndihet i barabartë”.
Gjenerali Bocev rikujtoi se në periudhën 2018-2019 janë shtuar rrogat e ushtarakëve me nga 10%. Është shtuar dhe pranimi në Universitetin Ushtarak Kombëtar. Ushtria mbështetet tek fushata e filluar përpara disa muajve “Të jesh ushtar”, që të provokojë interesin ndaj profesionit të ushtarakut.
“Gjatë vitit 2018 për herë të parë numri i atyre të cilët ikin nga ushtria është më i vogël nga numri i atyre të cilët vijnë në ushtri, me rreth 150 veta. Me fushatën “Të jesh ushtar” duam që t'i motivojmë njerëzit të kandidojnë për nëpunës ushtarakë, sepse profesioni i ushtarit është i sigurt dhe jep shans për zhvillim profesional, mjafton që të kesh dëshirë. Në Ushtritë Tokësore shpallëm konkurs për 185 vende, kurse dokumente kanë parashtruar mbi 470 kandidatë”.
E gjithë Evropa por dhe Shtetet e Bashkuara kanë problem me ushtarët profesionalistë, konstaton gjenerali Andrej Bocev. Por, ai mendon se me ndryshimet ligjore është bërë mjaft për përshpejtimin e procedurave për grumbullimin e ushtarakëve. Sipas tij problemi është në faktin se ushtarët kërkohen në sfondin e plakjes së rezervës së mobilizimit. Kjo ndodh sepse që nga viti 2007 Bullgaria nuk ka shërbim rekrutimi, përmes të cilit të plotësohet kjo rezervë.
“Shumë vështirë mund të bindim shoqërinë të kthehet shërbimi i detyrueshëm i rekrutimit. Për vitet e fundit, politikanët tanë e kuptuan se neve na duhet një ushtri e vogël por e fortë dhe shumë mirë e kompletuar si dhe shumë mirë e armatosur, sipas standardeve dhe teknologjive më të reja në NATO. Po kështu kemi nevojë dhe për një staf të shkolluar, i cili të mund të përdorë aparaturën moderne.”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..