Bullgarët fitojnë mesatarisht 193 euro në vit nga pjesëmarrja e shtetit në tregun e vetëm evropian. Kjo është një vlerë e shtuar prej 2.8% ndaj të ardhurave, apo para, të cilat bullgarët do t’i humbisnin, po të ishin jashtë Bashkimit Evropian. Shuma është shumë herë më e vogël në krahasim me të ardhurat në ekonomitë evropiane, të cilat përfitojnë më shumë nga lëvizja e lirë e mallrave, kapitaleve, shërbimeve dhe krahut të punës ndër 28 vendet e komunitetit. Një gjerman fiton nga tregu i vetëm në formën e të ardhurave suplementare 1046 euro në vit. Më të favorizuara janë rajonet ekonomike qendrore të BE-së dhe qytetet e mëdha, kurse më pak fitojnë shtetet periferike dhe kufitare. Evropiani mesatar merr nga 840 euro në vit, tregon studimi i fondacionit Bertelsmann.
Edhe vota e tretë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov dështoi. Kundër propozimit votuan 130 deputetë të pranishëm nga GERB – SDS, BSP – E Majta e Bashkuar, ITN dhe DPS – Fillim i Ri. “Pro” votuan 54 deputetë nga koalicioni MEÇ, partia..
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov triumfoi në ndeshjen kundër 26-vjeçarit Corentin Moutet. Takimi me francezin zgjati 3 orë e 40 minuta, dhe tenisti bullgar fitoi me rezultat 3:1 në sete (7-5, 4-6, 7-5, 7-5). Kështu, Dimitrov u kualifikua për raundin e..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike, uria për vetëmbrojtje, uria për siguri, uria për të vërtetën dhe uria për të ardhmen. Vizitorët do..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe..