Në prag të ditës së Evropës në qytetin Ruse buzë lumit Danub organiohet një festival i rinisë “Ne jemi Evropa! Ne jemi bota!"
Ai zhvillohet çdo vit në Universitetin e qytetit të Ruses, ku studentët e huaj, të bashkuar rreth idesë “bashkë në dallimet”, këndojnë dhe vallëzojnë bashkë në një skenë dhe prezantojnë vendet e tyre të lindjes.
Në koncertin e përbashkët marrin pjesë të rinj nga Austria, Vietnami, Greqia, Kolumbia, India, Moldavia, Pakistani, Turqia, Ukraina, Rumania, Gjeorgjia, Kina dhe Franca.
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..