Mungesa e kontrollit mbi kryeprokurorin e bën atë personalitetin më të fortë politik në Bullgari, tha kryetari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit Llozan Panov në një takim me presidentin Rumen Radev. Të dy kanë shqyrtuar procedurën e ardhshme për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri. Ai ka fuqi t'i ngrejë akuza kujtdo qoftë që dëshiron, atëherë kur ai dëshiron dhe për atë të cilën e dëshiron, komenton magjistrati i lartë. Në ndryshim nga kryeprokurori Sotir Cacarov, i cili tanimë shqyrtoi me udhëheqësin e shtetit zgjedhjen e zëvendësit të tij, Panov mendon se konsultimet janë filluar në kohën e duhur. Panov ka shpjeguar propozimin e tij për ndryshime kushtetuese, të cilat t'i kufizojnë kompetencat e kryeprokurorit.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..