Parlamenti miratoi një raport për gjendjen e mbrojtjes dhe të forcave të armatosura gjatë vitit 2018. Atje thuhet se ushtria është e aftë për t’i zbatuar detyrat e veta, por me kufizime të resursit, të lidhura me gjendjen e armatosjes dhe teknikës, si dhe me afatin për modernizimin e tyre. Ka mungesë të madhe personeli, por rritja e pagave ndikon pozitivisht mbi motivacionin e ushtarakëve. Gjatë 2018-ës janë zhvilluar 301 stërvitje, që është me 4 për qind më shumë nga viti i kaluar. Ushtria ka marrë pjesë në 11 misione dhe operacione përtej kufirit me gjithsej 1420 veta, që përbën një rritje prej 47 për qind, Shpenzimet për mbrojtje janë mbi 814 mln euro, ose 1.48 për qind prej PBB-së.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..