Shërbimet bullgare për kontroll të mjeteve të përdorura evropiane kanë zbuluar të meta në punën e institucioneve drejtuese, thuhet në raportin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve. U konstatua se disa shërbime kanë klasifikuar në mënyrë të padrejtë rreziqet specifike të mashtrimit si të ulëta dhe nuk kanë aplikuar procedura suplementare për kontroll. Në Bullgari organi i auditimit ka konstatuar rreziqe prej mashtrimesh dhe ka ndërmarrë veprime adekuate për korrigjimin e situatës. Pra, tërë sistemi ka kontribuar për t’u garantuar masa më të mira për luftimin e mashtrimeve, shtohet në raport. Dokumenti konstaton se në 60 për qind të rasteve të kontrolluara, ku ka pasur dyshime për mashtrime ato janë hedhur poshtë, ose janë ndërprerë nga organet bullgare.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..