Ekspozita fotografike “Magjia e Lindjes” është radhitur në galerinë në të hapur “Ura e të dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ekspozita paraqet jetën e përditshme, kulturën dhe natyrën e 17 shteteve të Azisë. Ndër to janë Vietnami, Emirati i Kuvajtit, India, Indonezia, Irani, Iraku, Kina, Mongolia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Japonia.
Ekspozita është pjesë e Festivalit të ardhshëm të kulturës aziatike, i cili do të zhvillohet nga data 15 qershor në Estradën Verore dhe në shtigjet pranë saj në Kopshtin e Borisit në Sofje. Ajo do të vazhdojë deri më 26 maj, ndërsa festa e kulturave të kontinentit aziatik gjatë qershorit do t’u ofrojë vizituesve shumë shfaqje artistike, arte luftarake, rikrijime të ritualeve tradicionale, degustime kulinare, atelie për valle, jogë, lojëra të ndryshme, qepje, si dhe ekspozitë suveniresh dhe sendesh nga jeta e përditshme.
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..