Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i Patrikut bullgar Neofit me Ambasadoren Donika Hoxha

Foto: Ambasada shqiptare në Sofje

Të enjten në Sofje u zhvillua takimi i Patrikut të shenjtë të Bullgarisë Neofit me Shkëlqesinë e saj Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Ajo falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar nga ana e kreut të Kishës Ortodokse Bullgare dhe nënvizoi se Bullgaria dhe Shqipëria janë vende me të kaluarën e afërt dhe me histori të përbashkët. “Kisha Shqiptare është me e re sesa e jotja - Kisha Bullgare është ndër më të vjetrat në Evropë, me shumë tradita në përhapjen e së mirës ndër njerëzit” – tha Ambasadorja Hoxha, duke shtuar se 26% prej popullsisë së shtetit të saj janë pjesë e bashkësisë ortodokse shqiptare dhe kishat ortodokse në Shqipëri tashmë janë më shumë se 1 mijë.

“Duhet të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim. Shpresojmë se Gadishulli Ballkanik do të jetë një vend i paqes dhe i sukseseve në zhvillimin e tij të ardhshëm”, tha Tërëshenjtëria e tij Patriku Neofit. Ambasadorja Hoxha tha gjithashtu se Bullgaria është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugëtimin e shtetit të saj ndaj anëtarësisë në Bashkimin Evropian – gjë e cila akoma më shumë i forcon lidhjet ndërmjet të dyja shteteve. Ajo shtoi gjithashtu se Ambasada e Republikës së Shqipërisë është e hapur për të gjitha nismat dhe veprimtaritë, me të cilat Kisha Ortodokse Bullgare do të dëshironte të bashkëpunonte me qeverinë e Shqipërisë në përkrahje të minoritetit bullgar në vend. Takimi përfundoi me urime për suksese të ardhshme në bashkëpunim dhe për iniciative të reja të dobishme. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shtator, PP do të zgjedhë një udhëheqje të re, Asen Vasilev mbetet lideri i partisë

Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të PP-së që zgjati mbi 7 orë, Vasilev e përshkroi si një "precedent në historinë e kohëve..

botuar më 25-06-30 9.56.PD

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme Magnus Brunner është për vizitë në Bullgari

Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, deklaroi se vendi ka një rol kyç në ruajtjen dhe forcimin e zonës Shengen. Në një intervistë për BTA, mysafiri tha se "për të ruajtur..

botuar më 25-06-30 9.11.PD

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..

botuar më 25-06-28 5.20.PD