Zëvendëskryetari i GERB-it Cvetan Cvetanov dha dorëheqje.
Ai largohet nga drejtoria e partisë dhe mbetet anëtar i saj i rregullt. Kjo u bë e qartë pas një bisedimi midis Kryetarit të GERB-it Bojko Borisov dhe Cvetan Cvteanovit. Në profilin e vet në Facebook Cvetanov shprehu mirënjohjen e vet për 13 vitet e punës së përbashkët në GERB: Sipas Partisë Socialiste Bullgare (BSP) tërheqja e Cvetanovit është një ripohim i fajit të tij”. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) refuzoi të komentojë dorëheqjen e tij me argumentin se nuk duan të përzihen në punët e çfarë do që të jetë partie.
Emri i Cvetanovit u përhap në hapësirën publike për herë të parë në vitin 2001. Atëherë ai u bë ndihmës operativ i Bojko Borisovit, i cili në atë kohë zinte postin e kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë 2005-ës, kur Borisov u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sofjes, Cvetanov u bë zëvendëskryetar i bashkisë. Nga muaji korrik i vitit 2009 deri në mars të 2013-ës Cvetanov ishte Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme në kabinetin e Bojko Borisovit. Cvetanov ishte pranë Borisovit edhe gjatë formimit të partisë GERB.Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – 14°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra..
Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një liturgji hyjnore episkopale u kremtua nga Peshkopi Gerasim i Mellnikut, sekretar i Sinodit të..
"Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) po fillon një peticion kundër shitjes së mbi 4400 pronave shtetërore nga qeveria, raportoi qendra e shtypit e partisë, e cituar nga BTA. Peticioni është nën moton "Bullgaria nuk shitet!". Partia thekson se para pushimit..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5..
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët..
Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash...