Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thesari i artë nga Kralevo – një krenari, por mbase dhe shans për qytetin Tërgovishte

Trakët kanë besuar se jeta e vërtetë fillon pas vdekjes. Prandaj dhe janë munduar t’i përcjellin ashtu siç duhet të afërmit e vet nga kjo tokë – të rrethuar me bollëk, në mënyrë që të mos u mungojë asgjë në botën e përtejme. Përpara 40 vjetëve, në fund të një dite tepër të nxehtë verore, arkeologu Georgi Ginev ndeshet me një varrezë prej guri, derisa studion një nga kodërvarreve trake në fshatin Kralevo, rrethi i qytetit Tërgovishte. Kurse kur nga nekropoli fillojnë të “dalin” sende të arta, kuptohet se në tokën e gërmuar prehet një trak me prejardhje mbretërore. Krahas me gërmimet prej ari shumë të pastër, arkeologu zbulon dhe një amfore nga ishulli Thasos. Në sajë të mbishkrimit të saj, i cili tregon se është nga viti 265 përpara lindjes së Krishtit, arkeologu arrin t’i rendisë me data thesaret. Zbuluesi i të ashtuquajturit thesar të artë të Kralevos vdiq në fillim të këtij viti, por emri i tij përgjithmonë do të përmendet në rruzullin tokësor bashkë me thesaret, të cilat kanë vizituar deri tani kontinente të shumta.

"Thesari është i përbërë prej 47 sendesh të arta, si dhe prej enëve prej qeramike – amfore, brokë dhe gotë, një kurorë për të vdekur prej balte me një lyerje prej ari, një sëpatë prej bronzi – tregon Stefan Ivanov , rregullues në Muzeun Historik Regjional në qytetin Tërgovishte. Këto gërmime mund të ndahen në disa grupe – në grupin e parë hyn një qafore e argjendtë e zbukuruar me dy pemë të jetës, kurse në ty dytin dy vathë të arta me kokë luani dhe dy byzylykë të mëdhenj në formën e gjarpërinjve, të punuar prej argjendi dhe pas kësaj të lara me flori. Grupi më i njohur përbëhet prej një zbukurimi për ballin /ballore/ dhe 36 aplikacionesh të arta me një formë të rrumbullakët dhe katërkëndëshe, me të cilat është mundur të zbukurohet koka e kalit të dashur të sundimtarit të varrosur trak. Në dy nga aplikacionet është paraqitur kafsha mitike grifon, kurse në katër të tjerat – hyjnia Herakël me një lëkurë prej luani në kokë – mbase motivi më i njohur dhe i përhapur nga koha e Aleksandrit të Madh. Kjo veshje e plotë e artë ceremoniale është përdorur në jetën reale, me qenë se në anën e kundërt të sendeve ka hallka , përmes të cilave kanë kaluar frerët prej lëkure. Trakët kanë zbukuruar kokat e kuajve të vet gjatë kohës së paradave dhe të festave kaq karakteristike për ta."

300 vjet përpara Krishtit në territorin e rrethit të sotëm të Tërgovishtes ka jetuar fisi getae – më burrërorët dhe më të drejtët mes trakëve, sipas fjalëve të Herodotit. Luftëtarët e tyre të guximshëm kanë luftuar me ushtritë e Filipit II, kurse orvatjet e Aleksandrit të Madh dhe të komandantit të tij të shquar Lizimah për t’i nënshktruar kanë mbetur pa sukses.

"Në rajonin e Tërgovishes kemi saktësuar 5 vendbanime të mëdha trake me kala dhe vende të shenjta – thotë akoma arkeologu. Në këto vende nuk ka pallate shumë të bukura, por getët janë kujdesur të ndërtojnë varreza të bukura dhe të mëdha – sipas tyre jeta e vërtetë është në botën e përtejme dhe në këtë mënyrë ata kanë përgatitur banesat e vet të përjetshme, duke u rrethuar me sende, të denja për rangun e tyre personal. Tek ata tradita për djegien e kufomës dhe për vendosjen e saj në varre ka vepruar njëkohësisht dhe nganjëherë në një varrezë janë varrosur nga disa kufoma. Në rastin me tumulën e Kralevos, eshtrat janë të djegura dhe të vendosura në një enë të posaçme prej balte të lyer me flori, të quajtur hidria."

Kur gjatë vitit 1979 thesari i Kralevos është zbuluar, eksponatet e tij të shtrenjtë janë eksponuar dy javë në qendrën e qytetit Tërgovishte – pa roje, që të mund t’i gëzohen banuesit e qytetit.

"Shumë shpejt pas kësaj thesari niset me urdhër të zonjës Ljudmilla Zhivkova /vajza e liderit të partisë Todor Zhivkov dhe ministre e kulturës/ për tek Muzeu Kombëtar Historik, pavarësisht se është regjistruar në librat e inventarizimit të muzeut tonë – rikujton Stefan Ivanov. Dhe pas një mungese 35 vjeçare, si rezultat i një marrëveshjeje midis të dy muzeve, tanimë më shumë se 5 vjet ai gjendet në sallën “Antikitet” të Muzeut Historik Regjional në qytetin Tërgovishte dhe mund të shikohet nga adhuruesit e arkeologjisë."

Nëse thesari i Kralevos do të mbetet përgjithmonë në muzeun e zbuluesit të vet dhe jo larg nga vendi, në të cilin po qëndron mbi 2 mijëvjeçarë? Arkeologu nuk ka një përgjigje kategorike për këtë çështje. Por, në qoftë se mbetet në qytetin Tërgovishte, ai do të jetë jo vetëm një krenari për muzeun, por edhe një shkak tjetër që gjithnjë e më shumë turistë të vizitojnë këtë qytet të bukur bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu historik rajonal i qytetit Tërgovishte



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD