Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare feston ditën e Spasit /ngritjen e Zotit Krisht në qiell/

Foto: BGNES

Më 6 qershor të krishterët ortodoksë në Bullgari nderojnë një nga 12 festat më të mëdha të krishtera gjatë vitit - ngritjen e Zotit Krisht në qiell ose Ditën e Spasit. Ajo festohet akoma gjatë shekullit të 4 dhe është një datë lëvizëse në kalendarin kishtar - 40 ditë pas Pashkës. Sipas Dhiatës së Re, pas ringjalljes së tij Krishti ka mbetur në Tokë që të predikojë dhe të bisedojë me apostujt, duke lëvizur mes tyre si njeri i perëndisë. Në ditën e 40 Biri i Zotit është paraqitur për herë të fundit mes nxënësve të vet, ka biseduar me ta dhe i ka nxjerrë nga Jerusalemi në malin Eleon /mali i ullinjve/, që ku u ngjit. Sipas besimeve popullore në qoftë se në Ditën e Spasit bie shi - viti do të jetë i begatshëm, kurse rendimenti me bollëk. Sot e kanë Ditën e Ermrit njerëzit me emrin Spas, Spaska, Spasimir, Spasen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev (majtas) dhe kryetari i

Presidenti Radev e përjashtoi Deljan Peevskin nga konsultimet për qeverinë e re

Presidenti Rumen Radev vazhdon konsultimet për formimin e qeverisë së re me grupet parlamentare, pas takimit të sotëm me GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB). Mirëpo, një takim i presidentit me "DPS - Fillimi i Ri" të..

botuar më 24-12-10 3.43.MD

Kryetarja e Kuvendit Popullor premtoi se Buxheti 2025 do të miratohet brenda një kohe të shkurtër

Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..

botuar më 24-12-10 3.23.MD
Ivajllo Mirçev

PP - DB kërkon një komision parlamentar për të hetuar ndikimin rus në vend

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP - DB) do të propozojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të kryer një sondazh në shkallë të gjerë mbi ndikimin rus në vend. Këtë e tha për Mediapool deputeti i koalicionit, Ivajllo..

botuar më 24-12-10 11.41.PD