Zëdhënësi i Komisionit Evropian Alexander Winterstein ka deklaruar se pozita e kryetarit Jean-Claude Juncker për aderimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në Shengen nuk ka ndryshuar, bëri të ditur nga Brukseli korrespondentja Angelina Piskova. Winterstein e ka shënuar këtë duke iu përgjigjur pyetjes për pozitën e shprehur nga Ministri holandez i Punëve të Jashtme Stef Blok dje në kuadrin e vizitës së tij në Bullgari se që ta përkrahë Bullgarinë për Shengenin, Holanda do që të bindet se vendi ynë i ruan mirë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe se lufton në mënyrë efektive kundër korrupsionit dhe trafikimit të njerëzve. Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka shprehur jo një herë përkrahjen e vet ndaj aderimit të Bullgarisë dhe të Rumanisë në Shengen.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..