Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit. Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00.
Qytetarët do të kenë qasje në zonën e sigurisë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 përmes tre pikave të kontrollit, raportoi Shërbimi Kombëtar i Sigurisë. Do të ketë rojë nderi nga Garda Kombëtare para monumentit gjatë gjithë ditës. Nga ora 11:00 në një ritual përpara monumentit të Vasill Levskit në lagjen e kryeqytetit "Gorubljane" do të marrë pjesë Banda Përfaqësuese Ushtarake e Tunxhit e Forcave Tokësore.
Në një ceremoni të veçantë sot, në orën 9:00, Aeroporti i Sofjes do të marrë zyrtarisht emrin Vasill Levski.
Në të gjithë vendin po mbahen ceremoni të ndryshme kushtuar përvjetorit të vdekjes së heroit të madh kombëtar bullgar.
Manifestimet përkujtimore filluan më 16 shkurt me pelegrinazh dhe tubim përkujtimor para bustit-monument të Vasill Levskit në Manastirin е Moldavës "Shën Petka" afër Plovdivit, Bullgari Jugore.Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare. Në..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 18°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite mbi zonat malore. Vetëm në disa vende të izoluara do të ketë shi afatshkurtër...
Kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov, kërkoi nga Këshilli i Ministrave të kryhet një kontroll në institucionin që i është besuar. Auditimi duhet të konstatojë nëse ka pasur shkelje në përdorimin e fondeve nga ana e..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..