Furnizuesi për një nga kompanitë më të mëdha të automobilave Behr-Hella Thermocontrol investoi 16.2 milionë euro /31,6 milionë leva/ për zgjerimin e uzinës së vet në Bullgari, e cila gjendet në zonën ekonomike të lagjes Bozhurishte të kryeqytetit. Në këtë mënyrë prodhimi në uzinë mund të dyfishohet. Me krijimin e 250 vendeve të reja të punës, numri i punëtorëve të kompanisë në Bullgari do të tejkalojë 700 veta. Pas zgjerimit të uzinës, ajo do të mund të prodhojë nga 150 000 pajisje në javë dhe mbi 7 milionë për vit. Bashkë me bazën prodhuese në Bozhurishte, gjatë vitit 2015 kompania gjithashtu hapi dhe një qendër zhvillimi për prodhim e sistemeve klimatike për automjete, kurse mes klientëve bazë janë Audi, BMW, Bentley, Daimler, Ford, Renault, Volvo e të tjera.
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..