Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar, Erdoan Ahmedov - DPS-DPS, Ljubomir Dacov - GERB-SDS.
Kush është Simeon Djankov? Në vitin 1995 ka magjistruar në shkencat ekonomike në Universitetin e Miçiganit dhe në vitin 1997 i është dhënë titulli “doktor i shkencave ekonomike” nga i njëjti universitet. Ai ishte Ministër i Financave i Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit dhe më pas u zgjodh Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Detyra kryesore e Këshillit Fiskal është t’i kryejë një monitorim dhe analizë të pavarur kuadrit buxhetor me synim ruajtjen e financave publike të qëndrueshme dhe respektimin e rregullave fiskale.Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..