Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Azerbajxhani mbështetet tek qendra e shpërndarjes së gazit “Ballkan”

Ministrat Ekaterina Zaharieva dhe Elmar Mamadjarov
Foto: mfa.bg

Azerbajxhan beson se qendra bullgare e shpërndarjes së gazit “Ballkan” do të ndihmojë furnizimin me gaz natyror jo vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, tha në Baku Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mamadjarov, i cili u takua me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva. Të gjitha projektet në degën e energjetikës zhvillohen brenda afateve të paracaktuara dhe Bullgaria është një pikë e rëndësishme e transitit të gazit, tha Mamadjarov. Mendoj se Korridori Jugor i Gazit është i rëndësishëm për tërë regjionin, jo vetëm për vende të ndryshme. Lidhja ndërsistemore e gazit Bullgari-Greqi do të na sigurojë diversifikim të vërtetë energjetik. Po punojmë për realizimin e projektit për qendrën shpërndarëse “Ballkan” dhe për konektivitetin e rrjetit tonë energjetik me të gjitha shtetet fqinje, i shpjegoi mikpritësit Ministrja Zaharieva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtetet fqinje me Ukrainën shprehën një qëndrim të përbashkët për importet bujqësore në BE

Ministrat e Bujqësisë të Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Rumanisë nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për ndryshimin e marrëveshjes tregtare midis BE-së dhe Ukrainës, njoftoi Ministria e Bujqësisë e Bullgarisë. Shtetet e BE-së që..

botuar më 25-07-10 10.28.PD

Zjarrfikësit bullgarë ndihmuan në shuarjen e një zjarri në Maqedoninë e Veriut

Bullgaria reagoi menjëherë ndaj një zjarri pyjor në rajonin pranë qytetit kufitar Kriva Pallanka, në Maqedoninë e Veriut. Zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën pasdite, u përhap me shpejtësi dhe rrezikoi vetë qytetin, njoftoi qendra për shtyp e..

botuar më 25-07-10 10.07.PD

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Në Sofje priten rreth 13°C. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në shumë zona duke u kthyer në mot me diell. Reshje të shkurtra dhe të izoluara priten vetëm në zonat..

botuar më 25-07-09 7.35.MD