Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut – zhvillimet e fundit

Varri i Goce Dellçevit në oborrin e kishës “Shën Spas “ në Shkup
Foto: bg.wikipedia.org

Nuk ka kaluar dhe 1 vit nga nënshkrimi i Traktatit të Bashkëpunimit dhe Miqësisë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, dhe duket se ka tension në marrëdhëniet bilaterale.

Më 9 qershor Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov shprehu shqetësim se Maqedonia vetëm e shfrytëzon Bullgarinë, që të mund të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sipas Karakaçanovit, Komisioni i Përbashkët Ndërdikasterial për të kapërcyer dallimet në çështjet historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore nuk punon, dhe në qoftë se vazhdon të jetë kështu delegacioni i Bullgarisë duhet të ngrihet nga tavolina me të gjitha pasojat e mundshme për integrimin euroatlantik të fqinjës sonë perëndimore.

Komisioni i përbashkët prej ekspertëve shumë-disiplinorë mbi çështjet historike dhe arsimore me përfaqësues të Bullgarisë dhe të Maqedonisë Veriore ishte krijuar me qëllim që evitimi i debateve bilaterale historike të arrihet nga historianët dhe jo nga politikanët e të dyja vendeve. Një vit pas miratimit të tij shikojmë se një pajtim është arritur mbi çështjet e parahistorisë dhe të antikitetit, por jo dhe mbi tema nga historia moderne bashkëkohore, kurse kjo i kthen politikanët përsëri në kontekstet e mosmarrëveshjeve.

Më 11 qershor, pala bullgare në komision hodhi poshtë në mënyrë kategorike propozimin maqedonas që kujtimi i figurës së përbashkët historike Goce Dellçev të festohet bashkërisht më 7 tetor. Ministra bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva komentoi se, është një absurditet që nderimi të bëhet pikërisht në datën kur nën presionin e Stalinit, funksionari i larë i Partisë Komuniste Gjeorgji Dimitrov dërgon eshtrat e Goce Dellçevit në Shkup. Një historian i njohur bullgar e cilësoi këtë propozim si “paturpësi dhe provokim”.

Më 24 qershor nga Brukseli, ku mori pjesë në seancën e Këshillit Evropian (kur ishte shtyrë përcaktimi i datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore), kryeministri Bojko Borisov  deklaroi se, që të marrin datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, maqedonasit “duhet të piqen” akoma. Kryeministri, i cili është dhe lider i partisë drejtuese GERB, mendon se debate të tilla për një hero si Goce Dellçevi – a është bullgar ose maqedonas, janë marrëzi dhe paralajmëroi se në qoftë se kjo temë vazhdon të jetë në rendin e ditës, opozita vazhdimisht do ta pyes se çfarë bën këtë Komision mbi çështjet historike.

Partia nacionaliste “Ataka” e cila është pjesë nga koalicioni drejtues, propozoi që parlamenti ta ngarkoi kryeministrin të përgatis një aneks ndaj Traktatit të Miqësisë, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore. Partia nacionaliste “Ataka” shfaq dëshirë që mbi propozimin e bërë prej saj të shpallen të gjitha grupet e tjera parlamentare.

Duke reaguar mbi asaj që po ndodh, në një intervistë për agjencinë MIA presidenti maqedonas Stevo Pendarovski shënoi se, që prej disa javëve Bullgaria ka vërejtje sa i përket Traktatit të saj për miqësi dhe bashkëpunim me Maqedoninë. Presidenti pohoi se Goce Dellçevi  vetë është identifikuar si bullgar kurse partia bullgar VMRO e përshëndeti këtë deklaratë si një përparim i madh... “pas shumë viteve të vjedhjes dhe falsifikimit të historisë bullgare”. Një reagim konstruktiv ishte dhedeklarata e kryeministrit Zoran Zaev sipas të cilit “Ka Traktat për miqësi dhe kjo do të thotë se duhet të pranojmë se një pjesë e historisë sonë është e përbashkët...Jam i bindur se, do të gjejmë zgjidhjen e kësaj çështjeje, të cilën po e diskutojmë në shoqëri.”

Reagimet e palës maqedonase ndaj momentit tregojnë se probleme të papërballueshme në marrëdhëniet bilaterale nuk ka, por më tepër jemi dëshmitarë të një presioni politik nga ana e Sofjes për zbatim në mënyrë të përpiktë të Traktatit për fqinjësi të mirë nga ana e Shkupit. Presioni vjen 3 muaj përpara takimit të tetorit të Këshillit Evropian, nga i cili pritet që të shqyrtohet përsëri tema për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP është e gatshme të marrë pjesë në një dialog për kabinet, por në kushte të caktuara

Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..

botuar më 24-12-11 6.07.MD

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD