Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e folklorit, kulturës dhe traditave bullgare në Ohër

Foto: arkiv

Në ditët nga 29 qershori deri më 3 korrik për herë të katërt të radhës do të zhvillohen Ditët e folklorit, kulturës dhe traditave bullgare në Ohër. Qëllimi i tyre është të popullarizojnë folklorin tradicional bullgar të të kënduarit dhe të vallëzimit në pikën e stinës turistike në qytetin e Maqedonisë së Veriut.

Ditët e festivalit parashikojnë një program të pasur kulturor me ekspozitë me fotografi të veshjeve popullore autentike bullgare, një tryezë të rrumbullakët me temë “Folklori i Ballkanit” me pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe folkloristë nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Dy janë netët e konkurseve, në të cilat pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria do të masin fuqi në kategori të ndryshme, ku numri i përgjithshëm i interpretuesve kapërcen 600 veta. Kryetare e jurisë është doktoresha Margarita Krësteva, folkloriste nga Universiteti i Ri Bullgar.

Organizatorët e festës së folklorit bullgar në Ohër janë asociacioni për art dhe kulturë “ART Vivendi”-Ohër dhe Fondacioni “ZHAR-C” nga Bullgaria. Ngjarja zhvillohet me përkrahjen e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Maqedoninë Veriore, shoqatës “Miqësi Bullgari - Maqedoni” dhe Universitetit të Ri Bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD