Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fizikan i zgjuar bullgar ka punuar krahë për krahë me Ajnshtajnin

Pavarësisht se është një vend i vogël, i cili ka kaluar përmes sprovave të ndryshme të cilat pengojnë zhvillimin e saj të natyrshëm, Bullgaria ka emra të mëdhenj në shkencë. Dhe sot me krenari falasim për bashkatdhetarët tanë, zakonisht të njohur vetëm në rrethet e specializuara. Kontributi i tyre prej kohe është i njohur në shkencën botërore, por njerëzit e zakonshëm shpesh nuk kanë dëgjuar për ta. Aty është dhe emri i fizikanit bullgar profesor Rashko Zajkov.

Gjatë një shëtitjeje në park, afër karrocës së bebes së shkencëtarit të ardhshëm afrohet një profesor italian, i cili duke e matur kafkën e tij të kokës, brohorit: “Zonjë, Ju jeni nënë e një gjeniu!” Dhe me të vërtetë fëmija tregon aftësi të shkëlqyera matematikore, të cilat e shpien në elitën të shkencëtarëve si Max Born, David Hilbert, Max Planck, Carl Siegel, Maks von Laue.

Fizikani i lindur në qytetin Burgas gjatë vitit 1901 vetë e zgjedh rrugën e tij. Kalon 1 vit në shkollën e kadetëve në Bjalla Çerkva të Moravisë në Austro-Hungari, por zgjedh të përfundojë arsimin e vet të mesëm dhe të lartë në atdhe. Udhëton në pothuajse të gjitha vendet evropiane, ku mëson 7 gjuhë. Regjistrohet si student në Gjermani, që të dëgjojë leksionet e shkencëtarëve të mëdhenj në matematikë dhe fizikë. Në Berlin Ajnshtajni është udhëheqës i tij shkencor.

“Si student në universitetin e Berlinit, Rashko Zajkov i ndjek leksionet e Ajnshtajnit mbi kapitujt e zgjedhur të fizikës teorike – tregon doktoresha Ganka Kamisheva, kujdestare në Muzeun e Historisë së Fhkencave Fizike në Bullgari. Me qenë se është më i riu mes dëgjuesve, shkencëtari e vë re dhe pak nga pak fillon t’i lidhë një miqësi, e cila vazhdon me letra pothuajse deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë vitit 1925, periudha e tij studentore në Berlin përfundon dhe ai është detyruar të emigrojë në Turqi, sepse gjatë kohës së atentatit në kishën “Shën e Diela” në Sofje (1925) është akuzuar se në shtëpinë e tij fshihen njerëz ilegal. Ai mbetet në Stamboll 5 muaj dhe pikërisht atëherë shkruan artikullin e tij të parë shkencor “Aplikimi i teoremës të Hilbert-Noether në teorinë e hapësirës afine”. Dhe pavarësisht se gjatë asaj kohe akoma është student, e ka guximin ta dërgojë dorëshkrimin e tij Ajnshtajnit, i cili nga ana e tij e rekomandon për shtyp  dhe ai del në revistën gjermane „Mathematische Annalen” gjatë vitit 1926. Ky artikull dëshmon aftësitë e bullgarit të ri, prandaj dhe shkencëtari i madh e rekomandon atë fondacionit Humboldt. Kështu Rashko Zajkov bëhet bullgari i parë, i cili ka fituar bursën e Humboldtit dhe vazhdon specializim në fushën e fizikës teorike në institutin e Ajnshtajnit në Berlin.

Kur gjatë vitit 1926 kthehet në Berlin, Rashko Zajkov menjëherë viziton Ajnshtajnin dhe me rekomandim të tij fillon punë si punonjës shkencor në observatorin astronomik në Nojbabelsberg. Në “Kullën e Ajnshtajnit” siç e quajnë të gjithë, drejtor është astronomi i njohur profesori Freundlch, kurse udhëheqës i drejtpërdrejt shkencor i bullgarit është specialisti i njohur mbi spektroskopinë profesori Grotrian. Aty Rashko Zajkov, bashkë me ndihmësin e Ajnshtajnit Gromer, punon mbi problemet e teorisë së përgjithshme të relativitetit dhe aplikimin e saj në teorinë kuantike. Boton librin e vet “Teoria relative e pesë dimensioneve”, duke marrë komente elokuente nga Anshtajni. Arritjet e tij shkencore mbeten të pa kuptuara në Bullgari  dhe ai humbet konkursin për drejtues të Katedrës mbi fizikën teorike në Universitetin e Sofjes. Mbase Ajnshtajni është i vetmi, i cili i kupton, supozon Ganka Kamisheva.

“E përbashkëta midis të dy shkencëtarëve është jo vetëm se janë gjenialë, por dhe se kanë një prekshmëri të thellë emocionale – vazhdon ajo. Rashko Zajkov po kështu i bie violinës dhe e mban atë me vete në Gjermani. Ai shumë herë shkon për vizitë në shtëpinë e Ajnshtajnit në periferi të Berlinit në Schöneberg, ku Margoja - thjeshtra e shkencëtarit të njohur, i bie pianos.

Pas 9 shtatorit të vitit 1944 bullgari kthehet në atdhe, por është pranuar me një mosbesim nga pushteti komunist dhe shumë shpesh është i thirrur në pyetje. Kështu dhe nuk gjen punë mbi specializimin e tij dhe deri në vitin 1953 punon në statistikën në Institutin e Sigurimeve Shtetërore. Më në fund, në sajë të mbështetjes së fortë të profesorit Nikolla Bonev, Rashko Zajkov mundet të marrë titullin e profesorit dhe pas kësaj fiton njohje dhe dekorata.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD