Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vullnetarja Sezin Sezgin me një dekoratë për fisnikëri dhe guxim

Të kesh një zemër të madhe nuk peshon shumë

4
Foto: Radio Kërxhali

Për vit të tretë të radhës iniciativa “Dekorata Kombëtare për guxim dhe fisnikëri të treguar nga njerëzit e rinj” dha dekorata për mirësi të kryera nga fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 20 vjeçare. Mes të dekoruarve për “fisnikëri, guxim e trimëri” në pallatin “Vrana“ rreth Sofjes ishte dhe Sezin Sezgjin-17 vjeçe nga gjimnazi profesional “Ruska Peeva” në qytetin Xhebell.

“Më 14 qershor në Sofje mora dekoratën për fisnikëri dhe guxim. Por, unë besoj se e pranova dekoratën në emër të të gjithë klubit tonë “Të kesh një zemër të madhe nuk peshon shumë”, tregon Sezin.

Ajo është vullnetare në Kryqin e Kuq Bullgar, dhe ka organizuar disa fushata për mbledhjen e fondeve për kauza bamirëse, përveç kësaj është dhe autore e përrallës “Ndodhitë në pyll” me të cilën shkon për vizitë në kopshte të fëmijëve në regjion  dhe me mjetet e grumbulluara ndihmon fëmijët në rrezik me rroba, libra, këpucë. Është autore e një doracaku për ndihmë të parë për fëmijët “Mësohemi të ndihmojmë - mami, babi dhe unë”, kurse përveç kësaj organizon  fushatat bamirëse “Një drekë të ngrohtë”, “Një rrobe e ngrohtë” dhe “Këtë e përjetova për herë të parë”. Pohon se për të shembulli i mirë dhe frymëzimi vjen nga mësuesja kujdestare të klasës së saj Vanja Ençeva.

Gjatë vitit 2017 zonja Ençeva dhe një pjesë nga personeli i shkollës themelojnë klubin e tyre Kryqit të Kuq Bullgar. Pas kësaj lind ideja që në organizatë të përfshihen dhe njerëzit e rinj dhe të krijojnë klub të Kryqit të Kuq Bullgar posaçërisht për të rinjtë. Aktualisht aty anëtarësojnë 39 fëmijë.


“Motivacioni erdhi pas iniciativës së parë, kur fëmijët panë me sytë e tyre sesi duket falënderimi – i kujtohet Vanja Ençevës.Atëherë ndihmuam një njeri të moshuar i cili jetonte vetëm, të cilit i blemë gjëra të cilët mendonim se do t’i duhen dhe se do të ketë nevojë për to. Dhe a e dini sesi duket falënderimi? Falënderimi duket si një lot në cepin e syrit të njeriut.  Pas këtij rasti, fëmijët filluan njëri pas tjetrit të vijnë në klub.”

Gjatë këtyre pothuajse 3 vjetëve fëmijët nga klubi “Të kesh një zemër të madhe nuk peshon shumë” mbledhin më shumë se 20 000 leva, me të cilat ndihmojnë fëmijë me probleme, njerëz të cilët jetojnë vetëm ose njerëz në vuajtje.

“U drejtuam apel njerëzve të ndihmojnë këta të cilët janë në nevojë dhe morëm një përkrahje të madhe nga banuesit e qytetit – tregon për fillimin e iniciativës Sezin.Çdo një sillte nga diçka – lodra, rroba, produkte... Që të gjitha rrobat e dhuruara u lanë dhe u hekurosën, u paketuan me dashuri dhe u shpërndanë nevojtarëve. Por, kjo nuk ishte mjaftueshme. Kishte nevojë për para dhe kështu lindi një ide tjetër”.

Fillimisht shfrytëzojnë dijet dhe mjeshtëritë e tyre të fituara bë shkollë. Gjithsesi mësojnë në një gjimnaz profesional për turizëm dhe kulinari. Përgatisin gjellë dhe ëmbëlsira, të cilët i shesin në ditë dhe vende të caktuara dhe paraprakisht informojnë qytetarët për fushatat e tyre. Paratë e mbledhura përsëri i përdorin për njerëzit nevojtarë. Sezin vazhdon të tregojë:

Përveç kësaj bëmë dhe një shfaqje me kukulla, vetë e shkruam skenarin për shfaqjen, paratë e mbledhura përsëri ua dhuruam njerëzve në nevojë. Në shfaqjet e kukullave tregonim për ndihmën, humanizmin dhe tolerancën, të cilat janë misioni i Kryqit të Kuq Bullgar. Skenari ynë i ishte lidhur me ndihmën e parë  para spitalore për më të vegjlit. Botuam dhe një libër të tillë. Dua të falënderoj Kryqin e Kuq Bullgar të qytetit Kërxhali si dhe të gjithë njerëzit, të cilët na përkrahën në nismën tonë.”

“Na motivoi më tepër zonja Ençeva dhe gëzimi nëpër fytyrat e njerëzve, të cilëve u ndihmojmë”, shton Sezin.Nxënësja e klasës së 11 tanimë është orientuar dhe sa i përket realizimit të ardhshëm profesional pas klasës së 12 – mjekësi, që të mund të vazhdojë t’u ndihmojë njerëzve...

Ajo drejton apel ndaj vërsnikëve të vet të përfshihen në grupet vullnetare të Kryqit të Kuq Bullgar “sepse e ardhmja e Bullgarisë dhe e ardhmja e të gjithë botës varet nga të rinjtë. Ka shumë njerëz të cilëve mund t’u ndihmojmë”, thotë Sezin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD
Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD